Rrezohet propozimi i PD-se per vettingun ne polici

0
745

Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve dhe të Sigurisë propozuan disa ndryshime në ligjin e vettingut në polici, por që u rrëzuan nga shumica.

Komisioni i Sigurisë Kombëtare nis shqyrtimin nen për nen të ligjit të vettingut në polici. Shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar miratohet të enjten në seancë.
Gjatë Komisionit, Flamur Noka është shprehur se duhet të kalojë në vetting edhe Ministri i brendshëm, zëvendësministrat dhe këshilltarët e kabinetit të tij.

Julian Hodaj është shprehur duke thënë ky nuk është vetting i politikës. Pjerin Ndreu, nga ana e tij, thotë se janë kundër vettingut të politikanëve, por nuk është ky momenti i duhur. “Jemi kundër perfshirjes në këtë ligj”, shton ai

Propozimi i Partisë Demokratike është rrëzuar me 6 vota pro dhe 10 kundër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here