Friday, April 26, 2024
Home Politikë Tryeza: “Energjia dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik- Roli i Diplomacisë Ekonomike”

Tryeza: “Energjia dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik- Roli i Diplomacisë Ekonomike”

0
905

 Tryeza e rrumbullakët organizohet nga shoqata “Konsujt e Nderit në Shqipëri”

Kryetari i kësaj shoqate, zoti Ylli Ndroqi në fjalimin e mirëseardhjes u shpreh: Këtë vit fokusi i diskutimit është vendosur tek energjia, sepse besojmë fort se një nga rrugët më të rëndësishme të zhvillimit të ekonomisë shqiptare, por edhe të investimeve të huaja në Shqipëri është energjia. Mbi të gjitha energjia e rinovueshme për të cilën kemi, falë natyrës sonë, resurse të jashtëzakonshme dhe ende të paeksploruar”

“Ne si Konsuj Nderi, ura lidhëse mes shteteve të ndryshme që përfaqesojmë dhe Shqipërisë, katalizatorë të diplomacisë ekonomike, e shohim këtë sektor me një rëndësi të vecantë për zhvillimin ekonomik, pikërisht prandaj menduam të nisim sot diskutimin mes institucioneve dhe partnerëve të ndryshëm kombëtare e ndërkombëtarë, për një bashkëpunim e diskutim të frytshëm, për realizimin e nismave të përbashkëta e për tejkalimim e sfidave me vizionin e një zhvillimi të qëndrueshëm në fushën e energjitikës”

Tashmë tryezat e tilla janë kthyer në traditë. Ky është i katërti vit që “Shoqata Konsujt e Nderit” organizon  tryezë të përbashkët diskutimi mbi diplomacinë ekonomike dhe rolin e Konsujve të Nderit.

vijon

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here