Sunday, May 5, 2024
HomeAktualitetSituata ne qarkun e Shkodres ne 24 oret e fundit. Mungese energjie...

Situata ne qarkun e Shkodres ne 24 oret e fundit. Mungese energjie dhe zona te bllokuara nga debora

-

Gjatë natës dhe ditës së sotme kanë vazhduar reshjet e dëborës me intensitet të ulet në territorin e Qarkut Shkodër,

  • Si pasojë janë të bllokuara akset rrugore: Bogë – Theth, Shkodër-Mali Shoshit- Bregu i   Lumit (Njesitë Administrative Shale, Shosh, Pult të Bashkise Shkodër), rrugët rurale në Njesitë Adminstrative Rrape, Gjegjan, Luf Qerret të Bashkise Pukë.
  • Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ndërsa është rikthyer energjia elektrike të NJA Kelmend Bashkia Malesi e Madhe, dhe në fshatin  Barbullush  Bashkia Vau Dejes.
  • Ka probleme me ngricat sidomos në Akset dhe segmentet rrugore rurale, kryesisht për shkak të ngricave, për të cilat po punohet nga Autoriteti Verior për hedhjen e kripës.
  • Nuk ka probleme me Ujsjellesin në shkalle Qarku.
  • Me qëllim monitorimin  e akseve kryesore rrugore,  dhënien  në kohë reale të informacionit, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe dhënien e ndihmës në rast nevoje drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve po punohet intensivisht nga DVP dhe komisariatet e Policisë Shkodër, Pukë, Malësi e Madhe dhe Vau Dejës për disiplinimin e përdoruesve të mjeteve dhe mos lejimin e tyre pa zinxhir në vendet e rriskuara nga ngricat.

TË DHENAT E KESH (ORA 12:00 datë 01.03.2018):

FIERZA:Kuota 290.89m | Q=260m3/sec | P=475MW |4AG në pune | Shkarkim nga porta 0m3/s

KOMANI:Kuota 169.05m|Q=520/60m3/se |P=560MW | 4 AG në pune|Shkarkim nga porta 0m3/s

V.DEJES:Kuota 73.93| Q=730/80m3/sec|P=230 MW |5 Ag në pune|Shkarkim nga porta 400 m3/s

Situata e Emergjences nga reshjet e dëborës në Qarkun Shkodër është:

  • Bashkia Shkodër:
  • Në qytetin e Shkodrës: Nuk ka probleme sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Është bërë shpërndarja e kripës, lirimi i rrugëve dhe pjesët kaluese të trotuareve në të gjithë akset kryesore. Janë të hapura të gjitha segmentet ndërqytetase. Qendrat shëndetësore janë në funksion. Vazhdon në çdo moment monitorimi i situatës
  • Në njësinë administrative Rrethina:Ka furnizim me energji elektrike. Qendrat shëndetësore janë në funksion.
  • Në njësinë administrative Shosh: Rruga automobilistike nga fshati Kir deri në qendër të Njësisë është e pakalueshme. Vazhdon rënia e dëborës me intensitet. Rezervat ushqimore janë drejt pakësimit, për faktin se nuk ka njësi tregtare në njësi.
  • Në njësinë administrative Bërdicë: Në njësinë administrative Bërdicë nuk ka probleme sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Të gjitha rrugët janë të kalueshme.Qendrat shëndetësore janë në funksion
  • Në njësinë administrative Guri i Zi: Në Nj.Ad. Gur i Zi nuk ka probleme me energjinë elektrike.Të gjitha rrugët janë të kalueshme.Qendrat shëndetësore janë në funksion
  • Në njësinë administrative Postribë:Në Nj.ad Postrribë përvec fshatit Vilz të gjitha rrugët janë të aksesueshme.Ka furnizim me energji elektrike.Qendrat shëndetësore janë në funksion.
  • Në njësinë administrative Dajç:Në Nj. Ad. Dajç të gjitha rrugët janë të aksesueshme. Qendrat shëndetësore janë në funksion.
  • Në njësinë administrative Velipojë: Në Njësinë administrative Velipojë, akset rrugore janë të aksesueshme. Është rikthyer energjia elektrike në të gjitha fshatrat. Qendrat shëndetësore janë në funksion
  • Në Njësinë administrative Shalë: Në Nj.Ad Shalë ka energji elektrike. Reshjet e dëborës vazhdojnë me intensitet. Rruga kryesore dhe  mes fshatrave janë të bllokuara. Aktualisht kemi dy emergjenca shendetesore ne fshatrat Nenmavriq dhe Lekaj te kesaj Njesie me të cilën po merrenmi për të bërë të mundur transportimin e tyre nga ajri, nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë. Kërkohet mbështetja juaj për shpejtimin e procedurave.
  • Në njësinë administrative Ana e Malit: Në Nj.Ad Ana Malit ka furnizim me energji elektrike dhe ujë të pijshëm.Të gjitha rrugët janë të aksesueshme.Qendra shëndetësore janë në funksion.
  • Në njësinë administrative Pult:Reshjet e dëborës vazhdojnë me intensitet Rruga nga Prekali deri në fshatin Kir është e kalueshme me mjete të larta me zinxhirë.Një banor i lagjes Kamdac, fshati Kir , Zef Papshaj ka të bllokuara 160 krerë dhi , 40 krerë dele, 20 krerë gjellë dhe shpendë. Ka nevojë për bazë ushqimore, Njekohesisht gjatë ditës së djeshme është bërë e mundur transportimi i njëe gruaje të semure, ku nëpërmjet bashkëpunimit të Institucionit të Prefektit me Drejtorinë e Spitaleve dhe FNSH është e bërë e mundur transportimi i saj në ambuientete e spitalit Shkoder
  1. Bashkia Vau Dejës:
  • Bashkia Qender pa probleme.Trashesia e dëbores rreth 10-15 cm.
  • Njesia Ad.Bushat pa probleme.Trashesia e dëbores 10-15 cm.
  • Njesia Ad.Hajmel pa probleme.Trashesia e dëbores 10-15 cm.
  • Njesia Ad.Vig Mnele pa probleme.Trashesia e dëbores në vende të ndryshme 25-30 cm.
  • Njesia Ad.Temal vazhdon të jete pa energji. Ka nje itensitet të reshjeve të debores ku trashesia në disa fshatra arrin deri ne 60-70 cm. Rruga për në qender të Njesise (Koman) deri tani është e hapur.
  • Njesia Ad.Shllak rruga për në qender të Njesise e bllokuar si rezultat i itensitetit të reshjeve të dëbores të rena gjatë gjithë dites deri tani dhe trashesise se dëbores në disa vende arrin deri në 50 cm.
  • Është komunikuar me firmat kontraktuese të mirembajtjes se akseve rrugore nacionale që pershkojne territorin e Bashkise Vau Dejes të cilet raportojne se jane në gadishmeri të plote me mjete dhe burime njerezore për këtë situate.
  • Nuk ka patur asnje emergjence shendetesore.

 

  1. Në Bashkine Pukë:
  • Trashësia e dëbores në qytetin Puke ka arritur  deri 60 cm  dhe temperatura të uleta deri në – 5 grade e cila ka krijuar veshtiresi, në rruget lidhese brenda qytetit si dhe rruget e lagjeve periferike, po punohet me një mjet borepastruese të dërguar nga MB, levizja kryhet vetem me zinxhire,  në shkolla është pezulluar mesimi deri në një njoftim të dyte, energji elektrike ka pasur pa nderprerje,  Probleme  shendetesore nuk jane raportuar
  • Njesia Administrative Gjegjan. Rruget e fshatrave që lidhen me qendren e Njesise Administrative Gjegjan jane të bllokuara, trashesia e dëbores është 40-50  cm,  shkollat kanë pezulluar mesimin deri në një njoftim të dyte. Energjia  ka patur nderprerje në fshatrat Kimez, Kalivare, Mesul.  Probleme  shendetesore nuk jane raportuar.
  • Njesia Administrative Qelez. Ka bllokohet here pas here në segmentin Qaf Qerreti- Qelez  si pasoje e trashesise e dëborës deri në  60 cm  po punohet me një mjet fadrome për hapjen e saj   po ashtu në këtë njesi  të bllokuar ngelen fshatrat Qaf –Tmugu,  Bushat,  Ukth,  Qerret i Vogël. Shkollat kane pezulluar mesimin deri në një njoftim të dyte, energji ka pasur pa nderprerje. Probleme  shendetesore nuk janë raportuar
  • Njesia Administrative Luf – Qerret, Raportohet të jene, të bllokuara fshatrat Luf, Pla, Kqire, Plet, edhe pse është hapur rruga Qaf –Qereti  Qerret ka veshtiresi qarkullimi Mesimi në Shkolla është  pezulluar deri në një njoftim të dyte, energji elektrike ka pasur pa nderprerje. Nuk raportohet problem shendetsore.
  • Njesia Administrative Rrape, aportohet se rruget e të gjithe fshatrave jane të bllokuara, Buhot, Bicaj, Rrape, Binisht, ku trashesia e arrin deri ne 60 cm, mesimi në shkolla është pezulluar deri në një njoftim të dyte, energjia elektrike nuk  ka pasur nderprerje, nuk ka pasur problem shendetesore,
  • Rruget Nacionale jane kalueshme me zinxhire. Në rrugen Vau Dejas –Pukë Fushë-Arres Punojne 3 mjete Borepastruese. Në rrugen Hadoj – Gjegjan – Reps punojne dy borepastruese  Kalimi behet me zingjire.
  • Kërkohet mbeshtetje me nje mjet fadrome perballimin e situates dhe mbajtjen nen kontroll te rrugeve rrurale pasi dhe per ditet ne vazhdim parashikohen temperatura te uleta ne territorin e  Bashkise Pukë.

 

  1. Në Bashkise Fushe-Arrez ku situata paraqitet si me poshte:
  • Trashesia e dëbores i kalon 60 cm, reshje nuk Ka aktualisht.
  • Akset e rrugeve nacionale jane të hapura, por të kalueshme me veshtiresi dhe me zinxhir për shkak te prezences se akullit.
  • Rruge rurale të kalueshmë më veshtirësi dhe vende vende të bllokuara për shkak të prezencës së akullit, janë:

Segmentet Bardhet-Iballë,

Segmentet e fshatrave të Njesise Administrative Iballë, Fierzë, Blerim dhe Qafë-Mali, ku bashkia po punon  për hapjen e këtyre rrugëve,

  • Vazhdon të ngelet problem shqetësues fshati Aprripe Guri i cili eshte i izoluar komplet pasi i vetmi komunikim ka qene me varke e cila eshte mbytur dhe kerkohet nje varkë tjetër, për të cilën është bërë kërkesë pranë MM.
  • Procesi mesimore në shkollat e Njesive Administrative Iballe, Fierze, Blerim, Qafe-Mali është nderprere.
  • Për sa i perket furnizimit me energji elektrike, kemi nderprerje të energjise në disa  fshatra të Njesise Administrative Fierze.

 

  1. Bashkia Malesi e Madhe :
  • Nuk ka reshjet e dëbore në territorin e bashkisê Malësi e Madhe.
  • Në Nj.A.Kelmend rruga Selcë Vermosh është e kalueshme me zinxhitë.
  • Në Nj.V Shkrel është e bllokuar rruga Okol-Qaf-Thore-Thet, trashësia e dëborës  rreth 60cm. Aksi rrugor Dedaj-Razem ka prezencë dëbore me 30 cm në të cilat po punohet.
  • Në njësitè e tjera rrugët janë të hapura e të kalueshme. Trashesia  e dëborës  në zonat kodrinore arrin në 5-10 cm.
  • Në Nj.A.Kelmend, nuk ka energji elektrike në 5 fshatra.
  1. Nga DAR.
  • Vazhdon monitorimi i situates në të gjitha institucionet shkollore në territorin e Qarkut Shkodër. Në zonat malore procesi mesimorështë ndërprerë sipas tabeles bashkangjitur.
  • Në të gjitha shkollat e tjera ka filluar procesi mesimore dhe  pjesemarrje e  nxenesve  është në rritje në krahasim me diten e djeshme .
  • DAR Shkodër po monitoron situaten në vazhdimesi ne bashkepunim me drejtuesit e institucioneve arsimore.
  • Gjithashtu në ditet ne vazhdim në bashkepunim me drejtuesit e  institucioneve arsimore do të hartohet një plan për zevendesimin e oreve të pazhvilluara.
  • Në të gjitha shkollat e Bashkisë Shkodër dhe Vau Dejws procesi mësimor sot ka filluar normalisht.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts