Bashkëqeverisje, në 5 muaj 4454 ankesa, Rama: Ka ende parazitë dhe grabitqarë

0
556

Kryeministri Edi Rama ka publikuar raportin e 5-muajve të parë të ndërveprimit përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al me njerëzit e zakonshëm. Në bilancin e publikuar, kryeministri thotë se janë shqyrtuar në total 4454 ankesa në total, ndaj bën apel që shqiptarët të besojnë tek fuqia e portalit.

“Ju lutem, merrni 2 minuta nga koha juaj për ta lexuar dhe kuptuar se sa e madhe është fuqia jonë, nëse bëhemi bashkë për zgjidhjen e problemeve “të vogla” të gjithkujt, në zyrat e shtetit ku ende grabitqarë e parazitë të së shkuarës vazhdojnë të shkelin të drejtat e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi”,-shkruan Rama.

Nga të dhënat grafike të publikuara në faqen e Facebook-ut të kryeministrit bie në sy se ministrja e cila kryeson në numrin e ankesave është ajo e Drejtësisë, që menaxhon dhe çështjet pronësore, me plot 1326 ankesa. Tirana është qarku me numrin më të lartë të ankesave qytetare, ku 187 njerëz të thjeshtë të identifikuar me kartë identiteti, i janë drejtuar portalit shqiperiaqeduam.al për të zgjidhur problemet e tyre me zyrat shtetërore.

“Apeli ynë për të gjithë, pa dalim bindjes e përkatësish politike, është: regjistrohuni në koalicionin e madh bashkëqeverisës dhe përmes një mesazhi, cdo ministër vihet drejtpërdrejt në dispozicionin tuaj”, thuhet në materialin bashkëlidhur bilancit. Në këtë bilanc kryeministri ka zgjidhur edhe 10 raste tipike suksesi se si qytetarët kanë zgjidhur problemet përmes portalit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here