Saturday, April 27, 2024
Home Aktualitet Përmbytjet, ministrja Xhaçka: Situata drejt përmirësimit, Banorët: Kërkojmë investime, kanë munguar…

Përmbytjet, ministrja Xhaçka: Situata drejt përmirësimit, Banorët: Kërkojmë investime, kanë munguar…

0
662

Uji ka nisur të tërhiqet nga zonat e përmbytura, ndonëse sipërfaqja nën ujë mbetet sërish e lartë, 4555 hektarë, apo thënë ndryshe rreth 500 hektarë më pak.

Por pavarësisht kësaj, qindra banesa vijojnë të mbeten të rrethuara nga uji.

Për të parë nga afër gjendjen në njësinë Dajç, aty ku ende janë 1554 hektarë të përmbytura, ishte zv/kryeministrja Senida Mesi dhe Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, të cilat garantuan se pas kalimit të emergjencës do të bëhet vlerësimi dhe kompensimi i këtyre familjeve, e më pas do të ndërhyhet me investime konkrete për reduktimin e këtij fenomeni.

Kjo përmbytje nxori edhe një mësim për institucionet, atë të nevojës për ndryshimin e ligjit të përballimit të emergjencave.

Ndërsa replikuan për transparencën në ndarjen e ndihmave për këto banorë, administratori i Dajçit Gjovalin Darragjati shfrytëzoi momentin për të kërkuar investime për përmbytjet, pasi vitet e fundit tha ai ato kanë munguar.

Xhaçka: Situata është drejt përmirësimit, niveli i ujit ka rene me 20 cm krahasuar me dje. Fokusi i dites është ndihma per çdo banor ne veshtiresi.Vleresimi i demeve do të bëhet menjehere pas largimit te ujit. Zgjidhja afatgjate per situaten do te percaktoje edhe penalitete per bashkite qe nuk marrin masa parandaluese per situata te tilla. Duhet të jemi bashke te gjithe qe situata e ketyre diteve te mos perseritet.

Mesi: Koordinimi mes te gjithe instancave dhe transparenca nga ana e njesive vendore është teper i rendesishem. Qeveria qendrore vazhdon gatishmerine maksimale per t’u ardhur ne ndihme banoreve te prekur.Fatmiresisht, eshte rritur sensibilizimi edhe nga komuniteti i biznesit dhe shoqatave. Deputeti i Vlores Vullnet Sinaj është sot ne Shkoder bashke me nje grup biznesmenësh. Nuk duhet te limitohemi vetem me menaxhimin e situatave te renduara. Zgjidhje afatgjate pas kalimit te situates.

Darragjati: Në 5 vite qeveria nuk ka investuar në Dajç. Kemi paraqitur problemet.

Drejtori i Emergjencave, Shemsi Prençi, premtoi se pas kalimit të kësaj faze, argjinaturat do të përforcohen me investime konkrete.

Ndonëse uji ka nisur të tërhiqet gjendja mbetet problematike në rrugën që lidh Shkodren me Velipojën, ku kalimi bëhet me mjetet e larta të ushtrisë.

Edhe në Mal të Jushit gjendja është e vështire, ndersa disa zona kanë mungese energjie, uji të pijshëm dhe baze ushqimore për gjënë e gjallë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here