Thursday, April 18, 2024
Home Politikë Bushati: Shpresëplotë për muajin prill, Vlahutin: Negociatat nuk janë dhuratë

Bushati: Shpresëplotë për muajin prill, Vlahutin: Negociatat nuk janë dhuratë

0
575
Security Council High-level Meeting Threat to international peace and security caused by terrorist acts Foreign terrorist fighters Letter dated 3 September 2014 from the Permanent Representative of the United States of America to the United Nations addressed to the Secretary-General (S/2014/64

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaroi edhe njëherë se mbetet shpresë plotë për hapjen e negociatave me BE në prill.

Ditmir Bushati: Sundimi i së drejtës, forcimi i sigurisë, mbështetja e zhvillimit ekonomik-shoqëror, rritja e ndërlidhjes, mbështetja e një axhende digjitale për rajnonin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe ecja drejt pajtimit.6 këto iniciativa madhore priten të konkretizohen në periudhën në vijim. Fillimisht presim raportin e KE për të gjitha vendet që janë në proces zgjerimi, interesi kryesor i yni është Shqipëria. Mbetemi shpresëplotë që në prill Komisioni do të rekomandojë nisjen e këtij procesi bazuar edhe mbi logjikën e rekomandimit të 2016.

Duke folur në Këshillin Kombëtar të Integrimit ku po diskutohet strategjia e KE-së për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ambasadorja e BE-së në vendin tonë Romana Vlahutin tha se muajt në vijim janë vendimtarë për Shqipërinë.

Romana Vlahutin: Muajt në vijim do të jenë intensivë dhe ne jemi ambiciozë, do të kemi vlerësimin e progresit në raportin e vendit në prill, samitin mes BE dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje në maj dhe së fundi takimin e Këshillit Europian në qershor. Në momentin që Këshilli vendos që bisedimet  të fillojnë roli i parlamentit do të jetë edhe më i rëndësishëm. Negociatat nuk janë një dhuratë, ato janë një instrument që përfaqësojnë zhvillimin e përpjekjeve, një kontroll dhe ndërhyrje më të madhe. Komiteti për Integrimin e BE dhe Këshilli Kombëtar për Integrimin në BE do të jenë thelbësore për këtë proces.

Vlahutin shpjegoi në vijim se ku konsiston strategjia e re e zgjerimit dhe çfarë përfitojnë vendet e rajonit.

Romana Vlahutin: Komisioni parashikon një pjesmarrje në rritje të Ballkanit Perëndimor në Këshillat informalë dhe kontaktet e rregullta Ministeriale përfshi në nivel Samiti. Është me shumë rëndësi për Shqipërinë që të përfitojë plotësisht dhe të tregojë angazhimin maksimal për këto lloj mundësish për një harmonizim të mëhershëm, integrim dhe mbështetje. Shteti i së drejtës është piketa kryesore në bazë të së cilës matet prespektiva e një vendi aspirant nga shtet anëtare.

Ka mundësi të reja që ofrohen nga strategjia drejt futjes së monitorimit në terren të korrupsionit serioz dhe krimit të organizuar, rritjes së bashkëpunimit me agjencitë përkatëse të BE, ngritjes së ekipeve të përbashkëta hetimore midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera anëtare, mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit ndërkohë që kjo është diçka që po ndodh dhe po jep  tashmë rezultate si dhe vlerësime më të hollësishme të shtetit të së drejtës.

Sa i përket sigurisë dhe emigracionit janë parashikuar nisma specifike për të rritur bashkëpunimin në fushën e ligjzbatimit dhe ndarjen e informacionit në nivel kombëtar dhe atë rajonal midis partnerëve të Ballkanit Perëndimor.Do të bëhen përpjekje të mëtejshme për të forcuar ekspertizën, dialogun dhe shkëmbimin kur bëhet fjalë për luftën kundër terrorizmit dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. 

KE synon të krijojë dhe kordinojë një task-forcë midis agjencive të BE në përputhje me mandatet e tyre përkatëse. Kur bëhet fjaklë për zhvillimin socio-ekonomik BE do të fusë një skemë të re garancie që do të nxisë investimet private në rajon, e cila do të plotësojë fondet për zhvillim dhe turizëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here