Këneta qe përmbytë Nënshkodrën, Banoret: Duhen  pastruar liqeni i Çasit dhe Viluni    

0
2436

Kjo është Qafa e Belajt, kthesa me e fuqishme e Lumit Buna për ne Adriatik. Pikërisht këtu ngushtohet Buna, e cila nuk mund te evadoje me shume se 2500 metër kub ujë ne sekondë. Pjesa tjetër nëpërmjet kolektorëve kalon ne kënetën e Malit Kolajt për ne Adriatik. Por kjo kënetë është e bllokuar, ndaj uji qe duhet te rrjedhe ne vilu, kthehet dhe përmbytë fushën e Nënshkodrës. Ndonëse banoret e Çasit nuk janë specialiste, këtë e dine fare mire sepse kane te paktën 300 vjet qe banojnë e jetojnë ne këtë zone. Ata e shprehin shqetësimin për këtë duke filluar me argjinaturën e Çasit. Para pak ditësh  ajo rrezikoj te çahej, ndaj te ndihmuar nga ushtria e përforcuan me thasë rere, por  kërkojnë te ngrihet edhe 1.5 metër ne segmentin prej 200 metra:

Mirash Toma, thotë se ka ardhe koha qe shteti te japi një zgjidhje, duke e pastruar kënetën, atë qe ne e quajmë gryken e Platuthit dhe kolektorët e Vilunit, pasi nuk rrjedhe ujë dhe mbytet Nënshkodra:

Pastrimi i liqenit te çasit është bere vetëm njëherë gjate 30 viteve te fundit, ndërkohë qe banore thonë se është e nevojshme qe te behet njehere ne 3 vjet e bashke me te edhe kolektorët e vilunit. Kjo nuk është bere, ndaj dhe këneta e Malit Kolaj është e tejmbushur me ujë, siç tregojnë edhe këto filmime, dhe përhapet fushës se Nënshkodrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here