Friday, April 26, 2024
Home sociale Shpallet konkursi “Festat Lokale”! Ja kush mund të aplikojë dhe kriteret për...

Shpallet konkursi “Festat Lokale”! Ja kush mund të aplikojë dhe kriteret për fshatrat

0
813

 

Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit u bëjnë apel bashkive të vendit që në bashkëpunim me organizata të aplikojnë për mbështetjen e aktiviteve lokale në promovim të fshatit, turizmit rural dhe produkteve tipike të zonave.

Aplikimet do të priten deri në datën 20 prill.Pjesë e këtij projekti janë njësitë vendore për përfshira në programin “100 fshatrat”. Projektet fituese do të mbështeten nga MBZHR, MTM dhe Risi Albania.

Konkursi “Festat Lokale”

Konkursi “Festat Lokale” është një konkurs që synon të nxisë idetë e reja dhe inovative në fushën e turizmit dhe të ofrojë mundësi mbështetjeje për t’i konkretizuar.

Ky është konkursin i parë kombëtar dhe përfshin kryesisht zonat bregdetare, juglindore dhe zonat e identifikuara në strategjinë e “100 Fshatrave” në mënyrë që të nxisë zhvillimin e festivaleve tradicionale, të fokusuara rreth aktiviteteve kulinare, gastronomike dhe tradicionale; dhe/ose rreth aktiviteteve kulturore, fetare dhe historike.

“Këto aktivitete do të ndihmojnë për të krijuar mundësi të reja ekonomike duke i shtuar vlerë atyre ekzistuese, nëpërmjet bashkëpunimit me sipërmarrjen lokale duke siguruar një përvojë të pasur dhe autentike për turistët dhe vizitorët vendas dhe të huaj në këto rajone” shkruhet në dokumentet e projektit.

Qëllimi i konkursit për festivalin tradicional është:

-Të tërheqë më shumë turistë në rajonet e lartpërmendura;

-Forcimi i marrëdhënieve ndërmjet Bashkive dhe sipërmarrjeve lokale. (si psh: operatorë turistikë; agropërpunues; prodhues; fermerë; përfaqësues të kulturës tradicionale, etj.);

-Të zgjasë sezonin turistik në këto rajone;

-Promovimi i produkteve tipike lokale;

-Të rrisë të ardhurat nga turizmi në këto rajone;

-Të rrisë mundësitë e punësimit sidomos për të rinjtë dhe grupet e margjinalizuara në këto rajone.

Kush mund të aplikojë dhe si?

Pjesëmarrësit në konkursin “Festat Lokale” duhet të jenë Bashki ose partneritet i bashkive me organizata. Inkurajohen aplikime në të cilat përfshihen bashkëpunime edhe me operatore turistike, biznese turizmi etj., për të siguruar bashkëpunimin në zinxhirin e vlerës së turizmit, si edhe promovimin e festivaleve.  Aplikantët e interesuar për pjesëmarrje në konkursin “Festat Lokale” janë të ftuar në një sesion informimi në panairin e Turizmit Mesdhetar në Tiranë me kryetarët e Bashkive dhe Donatorë potencialë, zhvilluar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ku në panel do te jenë të pranishëm dy ministritë organizatore së bashku me RisiAlbani.

Afati i fundit për dorëzimin e Projekt Idesë është data 20 Prill 2018. Të gjitha projektet konkurruese do të vlerësohen nga një juri e përbërë nga një panel ekspertësh. Projekt Idetë e përzgjedhura nga juria do të njoftohen brenda datës 23 Prill 2018, dhe do të ftohen për të prezantuar projektin në një aktivitet publik në datë 27 Prill 2018.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here