Friday, April 26, 2024
Home Uncategorized Kokëdhima: Propozimi i KQZ-së një skenar ogurzi për zgjedhjet vendore të 2019

Kokëdhima: Propozimi i KQZ-së një skenar ogurzi për zgjedhjet vendore të 2019

0
684

Kryetari i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, paralajmëron zhvillime dramatike për zgjedhjet vendore të vitit 2019.

Në një koment politik kushtuar reformës zgjedhore që sipas tij po mbahet peng nga PS-ja dhe PD-ja, Kokëdhima zbulon se KQZ-ja ka rekomanduar ndryshime radikale, në mënyrën e zgjedhjes së kryetarëve të bashkive për zgjedhjet e vitit që vjen duke sugjeruar aplikimin e sistemit proporcional në nivel bashkie, pra që qytetarët nuk do të votojnë më drejtëpërdrejt për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë, por vetëm për partitë të përfaqësuara nga këshilltarët, kurse ata më pas do të zgjedhin kryetarin.

Alibia e kësaj maskarade, sipas Kokëdhimës, që do të shkatërrojë përfundimisht edhe vendimmarrjen e popullit përmes një procesi elektoral të kapur e të pistë si ky që kemi sot për ata që drejtojnë pushtetin local, është se kjo mënyrë votimi do të zgjidhte ngërçin e përplasjeve kryetar bashkie-këshill bashkiak, e cila shpesh çon në bllokimin e vendimmarrjes.

Por sipas kryetarit të partisë ZGJIDHJA, meraku i PS-PD nuk është vendimmarrja e këshillave bashkiakë, sepse tashmë të gjithë e dinë se sa herë që ju duhet që të ndajnë plaçkë dhe të vihen në shërbim të klientëve të partive, ata bëhen bashkë dhe votojnë si ushtarë të bindur.

“Synimi i vërtetë i këtij plani thellësisht antidemokratik është, që partitë e vjetra t’u heqin qytetarëve edhe një të drejtë gjysmake, që u ka mbetur kur votojnë: atë të zgjedhjes drejtëpërdrejt prej tyre të kryetarit të bashkisë ku jetojnë” thotë Kokëdhima.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here