Monumenti ne “ishull” me mbi 700 vite histori, brigjeve te Bunes, ne themelet 1500 vjeçare te manastirit

0
2300

…..Perkohesisht eshte kthyer ne ishull, ndaj per te mberritur aty duhet te udhëtosh me mjete lundruese ! Operatori i tv1- channel, Vlash Zefi, tregohet i vemendshem per ta filmuar ne shume plane e detaje ! Kisha e Shirqit, ne brigjet e lumit Buna, qendron si monument i rralle i arkitektures mesjetare shqiptare, me  mbi 700 vjet histori !….Ajo rrethohet nga uji i pembytjeve te fundit ne lartesine 1 meter ……

Ka mbi 7 shekuj mbijetese si nje deshmi e jashtëzakonshme e identitetit tone kombëtar….. Historianet e kane dokumentuar ndertimin e saj ne vitin 1290 nga mbreteresha frenge, Helene….! Por studimet e tjera kane vene ne dukje se ajo e ndertoi kishen mbi themelet e nje manastiri te urdhrit te Shen Benediktit, te themeluar nga Perendori Justian… Kemi te bejme keshtu me nje objekt, themelet e te cilit mbartin 1500 vjet histori!…… Ajo u be edhe deshmitare e ceremonive martesore te  prijësve te ndryshem te ballkanit, si kisha me e preferuar e tyre !

Sipas shume dokumenteve, kisha e Shirqit filloi te demtohej nga vitet 1700, me sakte ta humbette funksionin, por jo historine dhe qendresen e saj perballe rrebesheve te pamëshirshme te shekujve…. Ajo u be objekt studimi i historianeve te shumte, shqiptar e te huaj….Nderkohe muzeumet tona ruajne deshmi te jashtëzakonshme nga kjo kishe e mesjetes…  Guri i gjetur ne kete mure  me mbishkrimin e vitit 1290 ruhet në Muzeun Kombëtar, Tiranë, ndërsa ai me mbishkrimin  e vitit 1318-s, ndodhet në Muzeun Historik të Shkodrës….. Ndodhet jo me larg se 30 minuta nga Shkodra, ne breg te Bunes ! Sot ishull, por pas pak ditesh e rrethuar me gjelbërimin pranveror !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here