Basha dhe Kryemadhi në konferencë të përbashkët për shtyp: Largoni Policinë nga Kukësi, anullo taksen !

0
939

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një deklarate për media, i shoqëruar nga Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, u shpreh se Rama duhet të pezullojë pagesën e tarifës për kalimin tek rruga e Komhit. Sipas Bashës, Rama duhet të sqarojë shqiptarët se ku shkojnë 200 mijë dollarët që mbledh çdo vit nga taksa e qarkullimit, që paguhet me karburantin. Basha gjithashtu u bëri thirrje drjetuesve të policisë të largohen nga Kukësi, e të mos ushtrojnë terror në qytetin verilindor të vendit.”

Dënojmë kërcënimet e Edi Ramës. Shprehje e rëndë psikike e Edi Ramës me të cilën u shfaq ai sot.

Dënojmë dhunën barbare ndaj protestuesve dhe të vihet para përgjegjësisë çdo kush që ka ushtruar dhunë.Rama duhet ta kuptojë mirë sa nuk është vonë, se zgjidhja e situatës arrihet me dialog dhe jo me kërcënime e armë.

Qytetarët nuk do të paguajnë taksa me grykën e pushkës.Edi Rama të largojë menjëherë forcat policore që kanë rrethuar Kukësin. Policia duhet të jetë në luftë ndaj drogës, e kapjen e qindra trafikantëve që janë të lirë.

I bëjmë thirrje çdo punonjësi të policisë që të refuzojë urdhrat për të ushtruar dhunë ndaj banorëve të Kukësit.

Edi Rama të pezullojë menjëherë zbatimin e tarifës. Pazaret korruptive të Ramës do të hetohen e dënohen”, tha Basha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here