Gjosha: Shkaku i revoltës në rrugën e Kombit është vetë Edi Rama

0
579

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha thotë se protesta kundër taksës për Rrugën e Kombit, dhe revolta që shkoi deri në djegien e sporteve të ngritura për pagimin e tarifës, janë si pasojë e sjelljes arrogante të kryeministrit Edi Rama.

 

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ish-ministrja e Integrimit, thotë se nuk është e drejtë që qytetarët të bëhen fajtorë për protestën e dhunshme. Sipas saj, qytetarët janë në pamundësi ekonomike për të paguar taksën e dyfishtë për kalimin e automjeteve në Rrugën e Kombit, pasi shumica prej tyre janë të papunë. Gjosha i bën thirrje qeverisë që të mos provokojë, pasi përgjegjësinë për çka ndodhi, Rama duhet ta gjeje tek vetja.

STATUSI I PLOTE
Capture
Protesta dhe revolta ne rrugën e Kombit janë pasojë e sjelljes arrogante të Kryeministrit dhe qeverisë. E kam thënë disa herë se sjellje të tilla mospërfillëse ndaj problemeve të qytetarëve automatikisht sjellin revoltë. Është e lehtë të drejtosh gishtin nga qytetarët, t’i bësh ata fajtor për dhunën, kur dhuna verbale dhe fizike e përdorur ndaj tyre është shumë herë më e rëndë. Është e lehtë t’i tregosh qytetarëve ligjin, kur zbatimi i ligjit nga qeveria përdoret me dy standarde! Është e lehtë t’i thuash paguani taksë të dyfishtë për rrugën por në të njëjtën kohë i ke lënë ata pa punë, pa shpresë, pa drejtim!

Ky vend ka nevojë për drejtues modestë që dinë të dëgjojnë dhe jo për ata që dhunën e kanë pjesë normale të qeverisjes së tyre. I bëj thirrje Qeverisë të mos provokojë dhe të mos luaj me qytetarët. Çdo akt dhune e ka një shkak, dhe shkaku është Qeveria. Ndaj përgjegjësinë bën mirë ta gjej te vetja dhe jo te qytetarët

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here