Kurbin, dhunohet 58 vjeçarja, Po shiste qirinj rruges se Kishes se Laçit kur policia e dhunoj

0
1379

 

 

Një 58-vjeçare është dhunuar nga policia e Laçit. Familjarët e saj kanë bërë denoncim në komisariatin e Kurbinit për dhunën  e ushtruar ne ditën e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout. Pashke Gjoka 58 vjeçe me banim në afërsi të Kishës, e cila tregtonte qirinj  anës së rrugës, tregon se disa efektivë të policisë kanë tentuar të largojnë gruan, ndërsa e kanë tërhequr me forcë duke i shkaktuar dëmtime në trup. Ajo është dërguar në spital për mjekime.

Zyrtarisht policia e Kurbinit nuk ka dhënë asnjë sqarim për ngjarjen në fjalë, duke mos pranuar por as hedhur poshtë pretendimet e 58 vjeçares.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here