Uji mban ende 1645 ha ne zoterim! Ana e Malit zona ku uji vershon i pari dhe largohet i fundit

0
704

Sipërfaqja nën ujë është reduktuar ndjeshëm në zonën e nënShkodres, ku e favorizuar edhe nga kushtet atmosferike ka zbritur në 1645 hektarë. Tërheqja më e madhe ka ndodhur në Dajç, aty ku të përmbytura janë vetëm 500 hektarë, ndërsa përmirësimet më të vogla i ka Ana e Malit, zona ku uji vërshon i pari dhe ikën i fundit. Aty ende rezultojnë 1000 hektarë nën ujë.

Në Berdicë dhe Rrethina kanë mbetur nga 50 hektarë dhe në Livadhe 45. Shtëpi të rrethuara nga uji janë 170, nga të cilat 150 në Anë të Malit dhe nga 10 në rrethina e Livadhe. Nevojat më të mëdha komuniteti i këtyre zonave i ka për ujë të pijshëm dhe bazë ushqimore për bagëtitë, pasi uji ka dëmtuar rezervat që fermerët kishin për këto muaj. Ujësjellësat janë vendosur thuajse të gjithë në punë, me përjashtim të Oblika 1 ku ka ende prezence uji.

Situata më e vështirë mbetet për fshatin Obot, ku komunikimi kryhet më vështirësi dhe ende niveli i ujit është i lartë në këto toka. Në territoret që ka ikur uji po kryhet proçesi i dezinfektimit, ku aktualisht është ndërhyrë në shkollën e Dajçit dhe atë të Samrishtit. Gjithashtu e njëjta punë është kryer edhe në stallat e bagëtive, ku deri më tani janë 5350 meter/katror të dezinfektuara. Aty ku janë shenuar përmirësime të situatës, grupet e punës po bëjnë vlerësimin e dëmeve, sipas një udhëzimi të dhënë nga pushteti vendor.

Në përmbyllje të plotë të proçesit lista do ti dërgohet prefekturës e më pas këshillit të ministrave për akordimin e shumave përkatese. Largimi i plotë i ujit do të mundësojë që të nxirren të dhënat përfundimtare të dëmeve të shkaktuara në këto familje, që pas 2010 – 2011-es, u përballen me përmbytjen më të madhe me mbi 5 mijë hektarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here