Në Njësitë Administrative të përmbytura sipërfaqja totale ka arritur mbi 1645 Ha.

0
757

Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës deri në orën 09.00 të datës 3 prill 2018, paraqitet si me poshtë :
Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura sipërfaqja totale ka arritur mbi 1645 Ha. Në detaje paraqitet si më poshtë:
Njësia Administrative Dajç: 500 ha.
Njësia Administrative Ana e Malit: 1000 ha.
Njësia Administrative Bërdicë: 50 ha.
Njësia Administrative Rrethina: 50 ha.
Qyteti Shkodër: 45 ha(Livadhe).

Shtëpi të rrethuara nga uji: 170 shtëpi.
Njësia Administrative Ana e Malit: 150 shtëpi.
Njësia Administrative Rrethina: 10 shtëpi.
Qyteti Shkodër: 10 shtëpi (Livadhe).

Nevojat për mbështetjen e banorëve në zonat e prekura për ushqime dhe ujë të pishëm janë:
Njësia Administrative Dajç: 400 pako ushqimore dhe 1200 bidona(5 litër)
Njësia Administrative Ana e Malit: 400 pako ushqimore dhe 1000 bidona(5 litër)
Njësia Administrative Bërdicë: 250 pako ushqimore dhe 1000 bidona(5 litër)
Njësia Administrative Rrethina: 150 pako ushqimore dhe 1000 bidona(5 litër)
Qyteti Shkodër : 20 pako ushqimore dhe 500 bidona(5 litër)

Nevojat për bazë ushqimore(koncentrat + bar i thatë) : 75 koncentrat dhe 90 bar i thatë.
Njësia Administrative Dajç: 20 t koncentrat + 30 bar i thatë
Njësia Administrative Ana e Malit: 20 t koncentrat + 20 bar i thatë
Njësia Administrative Bërdicë: 15 t koncentrat + 20 bar i thatë
Njësia Administrative Rrethina + Qyteti Shkodër(Livadhe) : 20 t koncentrat + 20 bar i thatë

Punë të realizuara:
Ujësjellësi :

Bashkia Shkodër ka bërë të mundur rivënien në punë të pompave të ujësjellësit në nj.ad Dajç , stacionin e ujësjellësit Oblika 2 , stacionin e ujësjellësit në Trush e Bërdicë dhe po punohet tek Oblika 1 (megjithëse akoma ka prezencë uji).

Procesi i dezinfektimit :

Bashkia Shkodër ka bërë të mundur dezinfektimin e 2 shkollave në njësinë administrative të Dajçit pas largimit të ujit, në shkollën e Dajçit dhe atë të Samrishtit.

Grupet e punës të përbashkëta të specialistëve të Bashkisë Shkodër dhe Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë vazhdojnë proçesin e dezifektimit të vendqëndrimeve të gjësë së gjallë.
Deri më tani janë dezifektuar në total 5350 m2 sipërfaqe vendqëndrimesh të gjësë së gjallë në zonat ku uji është tërhequr .
Nj.ad Velipojë : 1000m2 sip.
Nj.ad Gur i Zi: 500m2 sip.
Nj.ad Ana e Malit: 500m2 sip.
Nj.ad Bërdicë:750m2sip.
Nj.ad.Dajç:2300m2sip.
Qytet(Livadhe):300m2sip.

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen në çdo kohë të nevojave emergjente të banorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here