Ada barazon me Partizanin B 2-2, Mesi: Kemi probleme, por po rritemi

0
763

 

Ada e Velipojës dhe Partizani B janë ndeshur mes tyre në stadiumin “Reshit Rusi” Shkodrës në një ndeshje të praprapambetur që i përket javës së 19-të të kampionatit kombëtar të kategorisë së dytë të futbollit shqiptar. Një ballafaqim që ka dhuruar katër gola, nga dy për secilen skuadër. Tre prej tyre janë realizuar në 45 minutat e para, ku fillimisht janë miqtë që me dy dolat e shënuar nga  Adalliut dhe Kunanova, përkatësisht në minutat 8 dhe 18, ndërkohë që të 33-ten goli i shqënuar nga Aron Dibra për velipojakët i çon skuadrat në pushimin mes dy pjesësve me avantazhin e miqëve 2 me 1. 45 minutat e dyta shoqërohen me luftë të fortë sportive, ku Ada kërkon barazimin dhe Partizanin të mbajë në fuqi avantazhin. Miqtë arrijnë të rezistojnë deri në minuten e fundit të takimit, kur pas një depërtimi në zonën e të kuqve, gjyqtari akordon penalli për Aden. Ekzekutimi I besohet kapitenit Ardit Mesi që me qetësinë dhe saktësinë e gjuajtjes së tij e dërgon topin në rrjetër duke barazuar rezultatin në 2 me 2.

Barazimi në fjalë I arritur pasditen e së mërkurs në stadiumin “Reshit Rusi” është mjaft me vlerë, jo vetem që u arrit ndaj një skuadre të mirëorganizuar si Partizani B, por që I jep velipojakëve më teper moral dhe kurajo për vijuar në të tjera positive për të siguruar fillimisht qëndrimin në kategori dhe më pas sezonin e ardhshëm të mendohet rikthimi i ksaj skuadre me emer në kategotinë e parë të futbollit shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here