Duncan: Sekuestrim aseteve kriminale, “Kriter i BE-se, goditja e grupeve duhet bere ku u dhemb me shume”

0
759

 

Goditja e grupeve kriminale duhet bërë aty ku u dhëmb më shumë, në financat e tyre dhe për të patur rezultate në këtë fushë puna ka nisur. Megjithëse i rezervuar në detajet që dha, ambasadori Britanik në Shqipëri Duncan Norman deklaroj nga Shkodra se goditjet e para kanë nisur, e shumë shpejt do të vijnë të tjera.

Lufta ndaj krimit të organizuar është një prej 5 kritereve që Shqipëria duhet të përmbush për anëtarësimin në BE-së, ku vlerësimi për çeljen e negociatave do të jepet në qershor. Por Duncan u kujdes të shtojë se tensionet e brendshme politike nuk ndikojnë në këtë drejtim.

Për valën e protestave që ka nisur opozita ka vetëm një porosi, të jenë paqësore.

Edhe Britania i bashkohet mesazheve që shumë shtete të tjera Europiane kanë dhënë sa i përket zhvillimeve të fundit që po kalon vendi, duke kërkuar që fokusi kryesor të jetë tek goditja e fenomeve negative, që pengojnë proçesin integrues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here