Ahmetaj premton stadium futbolli për Kuksianët, qytetari: Ç’na duhet, populli s’ka bukë me hëngër…

0
590

 

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka shkuar në qytetin e Kukësit për herë të parë pas protestave që përfunduan me djegien e sporteleve të pagesës në Rrugën e Kombit.

Ahmetaj tha se ka diskutuar me bizneset dhe qytetarët për gjetjen e një tarife lehtësuese për përdoruesit e rregullt të Rrugës së Kombit dhe sqaroi skemën e re të TVSH-së.

Por gjatë prononcimit për media, Ahmetaj premtoi çeljen e aeroportit të Kukësit dhe ndërtimin e një stadiumi të ri në qytet.

“I njoha me investimin për hapjen e aeroportit të Kukësit që në këndvështrimin tim do të jetë një ndryshim shumë i madh ekonomik-social, për stadiumin e ri…”, tha ministri i Financave.

Në këtë moment, një qytetar i pranishëm dëgjohet ta ndërpresë duke i thënë “Nuk na duhet stadiumi, jo. Populli s’ka bukë me hëngër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here