Shkodër, arrestohen dy punonjës të policisë kufitare për shpërdorim detyre…

0
759
Dy punonjës policie janë arrestuar për shpërdorim detyre, SHÇBA ka arrestuar punonjëst  Luan Xheka e Bardhok Preçi të dy punonjës të policisë kufitare në Shkoder.

Arrestimi i dy punonjësve është kryer gjatë ditës së stome dhe janë të akuzuar për shpërdorim detyre dhe për të cilët gjykata kë vendosur masen e “arrestit me burg”.

Ja njoftimi I plote I Ministrise ew Brendwshme. SHÇBA arreston 2 punonjës të Policise Kufitare për shpërdorim detyre Shërbimi për Çëshjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër goditën një tjetër rast të shpërdorimit të detyrës. SHÇBA kishte regjistruar procedimin penal mbi bazën e informacioneve që kishte siguruar më herët, për dyshime se rezultonin të implikuar edhe punonjës të policisë. Pas një hetimi me metoda speciale u bë e mundur të dokumentohej ky aktivitet dhe ndalohen 2 efektivët e Policisë Kufitare: – Luan Xheka, me detyrë ndihmes kontollor PKKK Muriqan; – Bardhok Preçi, Përgjegjës Turni, në Stacionin e Policisë Kufitare në Shëngjin. Ata akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Gjykata kishte vendosur për ta “Arrest në burg”. Hetimet kanë dokumentur se kundrejt pagesave që shkonin deri në 100 euro, këta punonjës policie duke shpërdoruar detyrën, lejonin kalimin në pikën kufitare të shtetasve shqiptarë që u ishte ndaluar udhëtimi në zonën Shengen, si dhe regjistronin e vulosnin fiktivisht pasaportat e shtetasve të ndryshëm për të evituar shkeljen e afatit të qëndrimit në zonën Shengen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here