Raporti i KE/ LSI: Rekomandimi të shërbejë si zgjim për qeverinë, detyrim e përgjegjësi e madhe

0
518

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha nga selia e LSI-së ka reaguar për rekomandimin pozitiv që mori Shqipëria nga KE, për çeljen e negociatave me BE.

Në një konferencë për shtyp deputetja e LSI-së teksa uroi për këtë ditë historikë, theksoi se negociatat janë detyrim dhe përgjegjësi e madhe. Mes të tjerash ajo shtoi se LSI uron që rekomandimi të shërbejë si zgjim për qeverinë.

“Rekomandimi pozitiv nuk vjen as për qeverinë edhe as për opozitën. Por u takon shqiptarëve. Ndaj LSI ka qenë dhe do të jetë përkrah dhe në mbështetje të plotë të këtij procesi jetik për vendin”, tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here