Thursday, May 2, 2024
Home Aktualitet Policët kërkojnë më shumë kohë për vettingun, Hoxha: Afati 30 ditor, jashtë...

Policët kërkojnë më shumë kohë për vettingun, Hoxha: Afati 30 ditor, jashtë mundësive reale

0
486

Shoqata e Policëve në Lirim ashtu si Sindikata e Policisë thotë se koha e lënë në dispozicion për të dorëzuar tre formularët për vlerësimin kalimtar të punonjësve të policisë së shtetit është e pamjaftueshme.

Sekretari i shoqatës, Arjan Hoxha, thotë se kërkesat janë tepër të larta dhe efektivët nuk kanë njohuritë juridike, ekonomike por as kohën fizike për ti përmbyllur brenda afatit 30 ditor.

Hoxha: Ky afat është jashtë të gjitha mundësive reale objektive për të përmbushur të gjitha kërkesat që janë tepër të larta, duan njohuri të thelluara juridike gjë të cilat nuk i ka organizata e policisë.Gjyqtarëve dhe prokurorëve u është lënë një afat i mjaftueshëm thuajse 3 mujor, ndërsa punonjësve të policisë jo. Koha është e pamjaftueshme. Pa hyrë në problematikat që kanë komisionet e ngritura që në opinionin tim janë të ndikuara politikisht.

Hoxha thotë se edhe ekonomisht është e pa përballueshme për shumë prej efektivëve.

Hoxha: Edhe shpenzimet, jo çdo punonjës policie i ka mundësitë që ti kryejë brenda këtij limiti kohor.

Rezerva ka edhe për procesin në terësi, duke ndarë bindjen se vettingu do të përdoret politikisht.

Hoxha: Policia e Shtetit është në vetting që nga krijimi i saj. Brenda policisë kemi SHÇBA që monitoron punën e çdo punonjësi policie në vijimësi. Janë ballafaquar gjithmonë me ligjin dhe sanksionet ligjore. Vettingu për punonjësit  e policisë është një proces që do të përdoret më shumë politikisht. Komisione të caktuara janë në drejtim politik të Ministrisë së Brendshme, kontrolli vertikal dhe horizontal që u bëhet dhe përbërja e tyre është politike, drejtohen nga zëvendës/ministri i Brendshëm dhe drejtues të tjerë të lartë politik.

Sindikata e Policisë i ka dërguar një letër drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut dhe Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj të shtyjë edhe me një muaj afatin e dorëzimit të tre formularëve për vlerësimin kalimtar të punonjësve të policisë së shtetit.

Në letrën që mban datën 19 prill siguruar nga gazetari i Ora News, thuhet se koha e lënë në dispozicion ka qenë e pamjaftueshme për të siguruar dokumentacionin e plotë për të përmbushur 11 kërkesat e deklarimit të pasurisë.

11 mijë punonjës policie duhet të realizojnë këtë detyrim brenda 30 ditëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here