Transformimi i brigjeve te liqenit, Projekti parashikon prishjen e 13 objekteve ne Shiroke

0
2020

 

Ky është transformimi i parashikuar për brigjet e liqenit të Shkodres, deri në qender të Shirokës.

Qeveria Shqiptare ka vendosur të veprojë me këtë zonë, ashtu si me lungomaren në Vlorë, për ta transformuar plotësisht nga realiteti që ofron sot një prej zonave më të bukura të Shkodres turistike. Fondi Shqiptar i zhvillimit ka gati projektin teknik për rikualifikimin urban të zonës, që i jep një tjetër organizim vijës liqenore në pjesën e poshtme të rrugës. Dy ndarje do të ketë kjo zonë: e para me karakter natyral dhe e dyta me karakter urban. Njekohesisht zona urbane është e ndarë në dy pika: një perballe pjesës së ujit në zonën e Shirokes, e tjetra në pjesen e lumit Buna, pranë ures. Për zbatimin e këtij projekti do të ndërhyhet nga inspektoriati ndërtimor, ku janë parashikuar të prishen 13 objekte. Zona natyrore, nga ana tjetër, do të zërë pjesën e mbetur të perimetrit të liqenit me qëllim ruajtjen e hapësirës natyrore, rikthimin e zonave të dëmtuara dhe rinovimin e ambientit që rrethon restorantet në liqen. Plani i ri do të zbatohet për të mbrojtur zonën e liqenit nga aktivitetet e ndërtimit dhe planet për të ndërprerë përparimin e ndërtesave të reja në zonë. Gjithashtu plani sipas projektuesve dëshiron të promovojë kthimin në shëtitje ose, alternativ, përdorimin e biçikletave dhe transportit publik për të shmangur përdorimin e makinave nga qytetarët, qe sjellin efekt të dyfishtë, trafik por edhe ndotje. Një tjetër element që synon trë ndryshojë imazhin është ai i rindërtimit të fasadave të të gjitha ndërtesave në qender të Shirokës dhe bashkimit të materialeve dhe ngjyrave për ti dhënë më shumë mikepritje dhe përshtatje me turizmin. Vlerësuesit në raportin e përgatitur e kanë parë me shqetësim zhvillimin kaotik dhe tërësisht jo estetik që në këto vite ka patur kjo zonë, prandaj projekti parashikon eliminimin e disa prej këtyre shtesave: kabllot elektrike, që varen nga ndërtesat, të cilët do të vendosen në trotuarin e ri etj. Qendra do të ketë një imazh ndryshe ku nuk do të mungojnë edhe elementet artistik që lidhen me peshkimin, traditë e zonës, apo sheshet e qendrimit. Megjithatë ende nuk ka një datë se kur do të fillojë ky projekt, por me gjasa brenda këtyre muajve, që i bie praktikisht që pas Velipojës, edhe brigjet e liqenit në kulmin e sezonit turistik, të përjetojnë tjetërsim mes kaosit dhe rremujes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here