Meta mesazh politikes per anetaresimin, Tusk: Nje rruge me pengesa dhe jo nje autostrade per Shqiperine

0
679

Presidenti Ilir Meta është i bindur se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Ndaj në cilësinë e kreut të Shtetit, i ka dërguar një mesazh të qartë qeverisë dhe opozitës. Presidenti u kërkoi palëve të përqëndrohen tek procesi i integrimit dhe lënë menjanë polemikat e panevojshme, e fundit ajo mes Ramën e Bashës për deputetin gjerman Krichbaum.

Kreu i Shtetit është besimplotë se rekomandimi i Komisionit do të pranohet nga Këshilli i BE në muajin qershor, por kërkon të gjithë të jenë të fokusuar në përpjekjen për të përmbushur 5 prioritet.

Ndwrkohw nga Tirana, presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk vlerësoi arritjet e Shqipërisë, por tha se nisja e negociatave me BE do t’i ngjajë më tepër si një garë me pengesa sesa si autostradë. Nga ana e tij, shefi i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama u shpreh i vetëdishëm për sfidat që e presin vendin tonë, por që theksoi se këto sfida janë të kapërcyeshme vetëm nëpërmjet hapjes së negociatave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here