25 vjetori i vizites se Papa Gjon Palit II, Ditet qe Shqiperise i dhane shpresen dhe besimin per te ardhmen

0
693

Ky bekim i 25 viteve më parë që Papa Gjon Pali i dytë i bëri Shqipërisë, vështirë të harrohet lehtë. Për herë të parë tokën tonë po e vizitonte një papë, pikërisht në ato ditë të para të demokracise, kur sapo ishte lënë pas një periudhë e errët e regjimit komunist, që për 50 vite mbajti vendin të izoluar, e në ateizëm. Ardhja e atit të shenjtë në Tiranë dhe Shkoder shënoj kthesen e madhe, jo vetëm për besimin e Krishterë, por për mbarë popullin, që deri atëherë kishte ruajtur në fshehtësi besimin e tij. Papa bashkë me bekimin e katedrales së “Shën Shtjefnit”, të gurit të parë të themelit që do të ringrinte nga e para kishën e Zojës së Këshillit të Mirë, shuguroj edhe 4 ipeshkvinjtë e parë të Shqipërisë post komuniste: Imzot Frano Illinë, Imzot Rrok Mirditën, Imzot Robert Ashtën dhe Imzot Zef Simonin.

Më pas nga Tirana Papa Gjon Pali II, u lut që populli ynë të ece përpara e të shohë ditë më të mira, drejt një të ardhmeje që i jep Shqipërisë besimin dhe forcën për të gjetur shumëçka kishte humbur nga e shkuara e errët.

Ja si e kujtojne nje pjese e protagonisteve qe ate dite ishin pjese e meshes dhe festimeve, 25 prillin e 1993.

Shqipëria e asaj dite ngjante si një vend pelegrinazhi, ku Shqiptarët nga të gjitha trojet kishin marshuar drejt Shkodres e Tiranës, për të parë nga afër e përjetuar këtë moment të shënuar. Por papa Gjon Pali i dytë nuk ndalej për asnjë moment së kujtuari dhe punuari për vendin e vogël, që kishte ruajtur në gjirin e vet thesare besimi, e shembuj që do ti shërbenin edhe botës. Tv1 channel ka pergatitur nje speciale te zgjeruar qe do ta transmetoje ne fundjave per teleshikuesit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here