3 ore ne komisariat te rinjte e FRPD, Proçedohen ne gjendje te lire nga policia 3 prej tyre

0
535

 

3 të rinjë të forumit rinor të partisë demokratike të Shkodres, mes të cilave edhe vetë kryetari janë shoqëruar në komisariatin e policisë mesditën e së mërkurës. Arvit Bushati, Ergys Ivziku dhe Besjan Zaja kanë qënë sëbashku duke pirë kafe në pedonalen e qytetit, kur policia i ka kërkuar të paraqiten për të dhënë deklarimin e tyre për protestën e 20 prillit në mjediset e jashtme të gjykatës së Apelit, ku po zhvillohej gjyqi ndaj 11 Kuksianeve të arrestuar. Policia përmes pamjeve filmike ju ka bërë me dije se i ka identifikuar si përgjegjes për hedhjen e tymueseve dhe kapsollave atë ditë, prandaj në ngarkim të tyre ka nisur proçedim penal në gjendje të lirë për prishje të rendit dhe qetësisë publike. 3 orë pasi kanë qëndruar në komisariat, e ku në mbështetje të tyre shkuan të rinj të forumit, deputetet e qarkut dhe kryebashkiakja Ademi, kryetari i FRPD Bushati u shpreh në dalje për mediat se asgjë nuk i ndal për të vijuar protestat.

Dy deputetet Gurakuqi dhe Spahia e kanë cilësuar si një tentativë të qeverisë për të intimiduar opozitën shoqërimin e 3 të rinjve, por paralajmëruan se protestat nuk do të ndalen përballë këtyre provokimeve.

 

Protesta e 20 prillit përpara mjediseve të gjykatës së Shkodres është e dyta që përball me një proçedim të tillë kreun e FRPD, i cili vetëm pak ditë më parë u dënua me gjobë nga gjykata për protestën që disa muaj më pare zhvilloj kundër kryeministrit Rama.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here