Rama “mohon” Krichbaum: Deklaratat e tij janë të pritshme

0
544

Kryeministri Edi Rama mohon deklaratën e kreut të Komisionit parlamentar për çështjet e Bashkimit Evropian në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum, sipas të cilit ia kishte thënë personalisht që çelja e negociatave për Shqipërinë është i parakohshëm. 

Rama tha se deklaratat e tij janë të pritshme dhe e konsideroi si një nga qindra deputetë evropianë mendojnë kështu.

Rama: Parakushtet për të cilat ajo foli janë parakushtet që përbëjnë gjithë procesin e derikëtushëm për të ardhur tek raporti progresit. Foli për këtë. I kemi prekur të gjitha parakushtet. Ne nuk kemi pasur objektiv të marrim Po-në publike të kancelares, pasi vetëm ata që nuk ia kanë idenë mund ta presin këtë gjë. Vizita i shërben shpjegimit të gjitha aspekteve dhe dhënies së të gjitha informacioneve të nevojshme në funksion të përgatitjes së opinionit, të cilin kancelarja tha se do të marrë kohën e duhur. 

Sa i përket asaj që më thoni për Krishbaun, mund ta them se ai nuk ma ka thënë këtë gjë. Ai kështu mendon. Është një nga qindra deputetët e Bundestagut. As nuk më gjen të papërgatitur dhe as nuk më ulën kënaqësinë e rezultateve. 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here