Ahmetaj me biznesin e vogël: Ulja e pragut, asnjë rritje kostoje. Deri në 31 dhjetor s’ka gjoba

0
559

 

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj kanë zhvilluar një takim me bizneset e vogla duke sqaruar edhe një herë uljen e tavanit të TVSH-së.

Ahmetaj theksoi se ulja e pragut për TVSH-në nuk ka asnjë rritje kostoje për biznesin. Ai tha se ky vendim nuk bëhet për të mbushur buxhetin nga biznesi i vogël.

Ndërkohë ministri i Financave bëri të ditur se me udhëzim të kryeministrit nuk do ketë gjoba për deklarim të gabuar deri më 31 dhjetor.

“Do të jetë një deklaratë shumë e thjeshtë me 4 ose 6 kuti të thjeshta që nuk iu kërkon as të keni kontabilist, as të keni llogari të detajuara, ato do t’i mbani për vete dhe do tju bëjë të mundur të keni një deklarim të thjeshtësuar që t’ju pozicionojë në zinxhirin e transaksionit që mund të jetë kreditimi. Kryeministri ka kërkuar që të ketë një kujdes të veçantë gjatë periudhës që deklaroni për herë të parë. Nuk do ketë asnjë gjobë deri në 31/12 për deklarim të gabuar. Ka qenë udhëzim i kryeministrit dhe ne e kemi kthyer në urdhër për drejtorinë e tatimeve”, u shpreh kryeministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here