Berisha: Si tentoi Rama të shesë Adriatik Llallën si “peshk të madh” në vend të Saimir Tahirit

0
600

 

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në News 24 se “peshku i madh” që i kërkon Europa, Ramës është ish-ministri i tij i Brendshëm Saimir Tahiri, për lidhjet me trafikantët e drogës, siç tha Berisha. Sipas tij, kryeministri Rama u përpoq, që ta zëvendësojë “kokën” e Tahirit me atë të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

“Përpjekja për të zëvendësuar Adriatik Llallën me Saimir Tahirin ishte përpjekje për t’ju hedhur hi syve. Për t’ju thënë që ja, këtë kemi peshkun e madh. Prit tani, përsëri tek njëanësia e drejtësisë. Pasi u bë kryeprokuror dhe kryegjykatës Rama mendoi se do të gjejë një tjetër për të zëvendësuar Tahirin, por këtë gjetjen nuk e hëngrën, nuk e pranuan. Adriatik Llalla mund të ketë të meta dhe problemet e veta, le ta gjykojë ligji por deri sot është prokurori që ka hequr më shumë imunitet dhe ka çuar në qeli edhe deputetë”,- tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here