Kuvendi i PD, Alibeaj: Jemi në prag të vendosjes së komunizmit, shqiptarët të…

0
544

Enkelejd Alibeaj, deputet i PD-së, e konsideroi shtresën e ish-të përndjekurve politikë si tharmin real të kësaj partie.

Alibeaj tha se me të drejtë ata mund të kenë qenë të pakënaqur apo kritikë ndaj PD-së, por asnjëherë nuk ia kanë hequr mbështetjen Partisë Demokratike.

“Ndjej një obligim, kërkoj një ndjesë për atë çfarë nuk arritëm të bënim, është ende një mision i papërfunduar, rehabilitimi shpirtëror i tyre”, tha Alibeaj në fjalën drejtuar delegatëve në Kuvendin Kombëtar.

Deputeti demokrat tha se sot Shqipëria është në prag të vendosjes së komunizmit, ndërsa drejtoi një apel që shqiptarët kudo që janë duhet të gjejnë inspirimin e tyre politik, te ideologjia e djathtë.

“Duke qenë se opozita e vështirë si kjo e jona, është farkëtuese e moralit politik, së bashku me ndjesën, kemi nisur që tani inisiativën për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare si një emergjencë për të kapërcyer dhe lënë pas makthin e komunizmit në Shqipëri”, tha Alibeja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here