Dobraç i ri, banoret mes ujrave te zeza, “As rruge as kanalizime, I bllokuar kolektori kryesor”

0
925

Bllokimi I njerit prej kolektoreve kryesore ne Dobrac te ri, ka bere qe ujrat e zeza tu afrohen banesave. Qytetaret ankohen se as bashkia dhe as inspektoriati I mjedisit nuk po bejne asgje per zhbllokimin dhe pastrimin e tyre.

Sikur te mos mjaftonte kjo jane rreth 700 banesa deri ne by pass qe vuajne amortizimin e tejskajshem te rruges, ata thone se disa here eshte premtuar per nderhyrje, por deri me tani asgjer nuk eshte bere.

Ndonese vetem disa minuta larg qendres se qytetit, banoret e kesaj zone, taksapagues te rregullt, jetojne si ne mesjete. Pa rruge dhe mes ujrave te zeza.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here