Kampionet e të rejave, garanci për të ardhmen, Shestani dhe Gjelaj premtojnë vazhdimësinë e sukseseve

0
648

Fitimi i dy titujve kampionë në basketboll dhe volejboll për të reja është pritur mjaft mirë nga ana e opinionit sportiv shkodran. Puna shembullore me këto ekipe si dhe elementi cilësor që ato disponojnë janë një garanci për të ardhmen e ekipeve të femrave të Vllaznisë. Këtë e kanë deklaruar edhe dy trajneret kampione, Xhuli Shestani në basketboll dhe Ana Gjelaj në volejboll, të cilat së bashku me kupat dhe medaljet e kampionit ishin pjesë e emisionit “Sport Show” në TV1 Channel.

 

Krahas suksesit të lojrave me dorë, “Sport Show” është ndalur edhe tek futbolli përmes analizave të ish futbollistit kuqeblu, Uliks Kotrri dhe gazetarit Ervin Baku, ndërkohë që i është bërë jehonë edhe suksesit në Europian të boksieres Elsidita Selaj, atletit Franko Burraj më i miri i Kupës së Shqipërisë, si dhe aktivitetit në nderin të ish futbollistit shkodran, Artan Medja”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here