Pavaresisht kritikave te specialisteve te arsimit, prej 5 vitesh alterteksti vijon qe te jete ende ne funksion. Per zevendesministren e arsimit Besa Shahini, alterteksti ka rezultuar i suksseshem. Pas kritikave te bera ne vitin 2013, Shahini thote se jane reduktuar disa prej teksteve, duke lene ne treg mundesite me te mira.
Lehtesirat qe ministria ka vene ne dispozicion te maturanteve qe zgjedhin te studiojne ne degen e mesuesise, kane krijuar jo pak reagime ne rradhet e arsimtareve. Zevendesministrja per kete ka nje pergjigje, teksa thote se testimet e bera vitet e fundit kane treguar nje rezultat jo te mire per nje pjese te mesuesve, prandaj synohet qe te investohet ne kete profil.
Aktualisht ministria e arsimit eshte perfshire ne konsulta te vazhdueshme me maturantet ne te gjithe vendin, me qellim informimin e tyre perpara provimeve dhe plotesimit te formulareve per deget qe ata zgjedhin te studiojne.