5 Maji, “Dita e Deshmoreve”, Bushati: Jemi perballe ndarjes nga e keqja dhe integrimi ne BE

0
983

5 Maji, dita e dëshmoreve të atdheut si çdo vit në Shkoder nisi me aktivitetin përkujtimor në kinema “Millenium” ku krah veteranëve e familjareve të dëshmoreve, ishin të pranishëm edhe numri dy i qeverisë Senida Mesi, ministri i jashtëm Ditmir Bushati, prefekti Millja, e familjarë të dëshmoreve. Në fjalën e tyre veteranët bashkë më nderimin e kësaj date përcollën edhe mesazhin e bashkimit.

Ju referua “Qortimeve të Vjeshtës” të Qemal Stafës, për të thënë se edhe sot përpjekjet që po bën vendi ynë, janë ato për tu ndarë nga drejtësia e korruptuar, krimi e korrupsioni, e për tu bërë pjesë e familjes Europiane. Ministri i jashtëm Ditmir Bushati, nuk hezitoj të përmend edhe aspiratën e të rinjve të dhjetorit 90.

Përpara kemi një të përpjetë të madhe, e prandaj kemi shumë punë për të kapur standartet e kërkuara vijoi Bushati.

Pas këtij takimi, ata vendosen kurorat me lule tek varrezat e dëshmoreve si dhe bënë parakalimin homazh për të nderuar të gjithë të rënët për flamurin kuq e zi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here