Dita e dëshmorëve, Komunistët “rrëmbejnë” skenën: Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha!

0
720

5 maji është dita e Dëshmorëve të Atdheut. Qindra njerëz mblidhen çdo vit për ta kujtuar këtë ditë të shënuar në Varrezat e dëshmorëve në Tiranë, të cilat me këtë rast, sivjet janë restauruar nga bashkia e kryeqytetit.

Në pritje që policia e shtetit të bëjë homazhë në orë 9 e 30, presidenti i Republikës Ili Meta në orën 10:00 dhe kreu i opozitës Lulzim Basha në orën 11:00, skenën e kanë rrëmbyer për momentin disa nostalgjikë të pakët komunistë, të cilët si çdo vit janë shfaqur me pankarta në nder të diktatorit Enver Hoxha dhe figurave të tjera kyçe të Luftës së Dytë Botërore.

Në njërën prej pankartave të tyre shkruhet: “Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha”.

Komunistët sot në Varrezat e Dëshmorëve

Në pankartat e komunistëve, përveç Enver Hoxhës, dallohen edhe figurat e Mysym Pezës, Qemal Stafës, Hysni Kapos, etj.

Prania e tyre në aktivitete të tilla ka shkaktuar shpesh polemika. Dy vitet e fundit garda e Republikës ishte munduar që ta pengonte praninë e tyre pranë përfaqësuesve kryesorë të shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here