Paralajmerimi i Manastirliut nga Lezha, “Askush s’mund të drejtojë pacientin të blejë ilaçe jashtë spitalit”

0
643

Ka folur prerazi nga Lezha, duke paralajmëruar çdo drejtues spitali. Numri një i këtij dikasteri, Ogerta Manastirliu e bëri të qartë se askush nuk mund të drejtojë më pacientin apo familjarin, që të blejë ilaçe jashtë spitalit. Brenda gjysmës së muajit do të shpallet edhe lista esenciale e barnave dhe drejtorët e spitaleve do të jenë përgjegjës nëse do te ketë mungesa të tyre.

Manastirliu gjatë konferencës shkencore zhvilluar me rastin e 50 vjetorit të krijimit të spitalit rajonal të Lezhës deklaroi se këtë vit është arritur një marrëveshje që i jep fund barnave stok nëpër spitale dhe mbulon nevojat me ilaçet më të nevojshme.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lajmëroi hapjen e një kursi intensiv për menaxhim shëndetësor për 40 drejtuesit e spitaleve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here