Pedonale, starton atmosfera e luleve, bashkia Shkoder nis pergatitjet per “Festen e luleve”

0
1211

 Aktivitetet do te nisin me panairin ne sheshin perpara bashkise Shkoder, per te vijuar me pas me poezi, konkurse fotografie si dhe miss bicikleta. Aktivitetet do te shtrihen përgjatë gjithë ditës në pedonalen e qytetit, sheshin para Bashkise dhe Muzeut Historik “Oso Kuka” .  “Dita e Luleve 2018” e konceptuar si një ndërthurje e shume organizimeve artistiko-kulturore, ka për qëllim promovimin e traditës së luleve dhe atmosfera qe do të sillet në qytet, do të jetë sa e veçantë, aq edhe e larmishme.

6 Maji prej vitesh është kthyer në festën simbol, që për Shkodranët shënon zyrtarisht ardhjen e pranverës, atëherë kur ngjyrat zbukurojnë edhe më shumë natyrën. Konkursi “Miss Biciketa” nuk mund të mungojë në Ditën e Luleve.  Për të gjithë të apasionuarit e këtij mjeti, do të mund ta zbukurojnë atë në forma të ndryshme dhe të bëhen pjesë e garës, për të fituar vendin e parë, si biçikleta e stolisur më bukur. Poezia e Luleve – një konkurs me këtë tematike fton poetët shkodranë të na zbukurojnë këtë ditë përmes vargjeve të tyre.

Ne oborrin e Muzeut Historik “Oso Kuka” do lexohen poezitë më të bukura dhe juria profesioniste do të vleresojë poezinë më të mirë. Koncerti i Luleve mbyll te dielen programin festiv. “Viki & Band” & “The 4 Band” do të përformojnë në sheshin para Bashkisë Shkodër në ora 20.30.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here