Sunday, May 5, 2024
Home Politikë Rama përsërit premtimin për rrugën e Torovicës: Brenda këtij mandati

Rama përsërit premtimin për rrugën e Torovicës: Brenda këtij mandati

0
534

Kryeministri, Edi Rama, ripërsëriti premtimin përpara lezhianëve se rrugën e Torovicës do ta bëjë brenda këtij mandati.

Në përgjigje të shqetësimit të një qytetari lidhur me titujt e pronësisë, Rama se shumë shpejt do të çojnë në Kuvend ligjin për bashkimin e Hipotekës me ALUIZNI-n.

“Do kalojmë ligjin përpara verës dhe në shtator do kemi një institucion të vetëm dhe qytetarët do kenë të bëjnë me një institucion” tha Rama.

Qytetari: Pyetja e parë është për titujt e pronësisë mbi tokën, sepse ka mbivendosje. Dikush e ka, tjetri e gëzon. E dyta, a do ta mbajmë fjalën për rrugën e Torovicës?

Kryeministri Rama: Për rrugën e Torovicës do ta mbajmë fjalën, nuk diskutohet. Besoj që brenda mandatit do ta mbajmë fjalën, se ndryshe nuk quhet më fjalë e mbajtur, sepse njëherë do bëhet, por puna është të bëhet brenda këtij mandati.

Përsa i përket titujve të pronësisë, ky është një tjetër problem shumë i madh dhe në këtë aspekt janë dy gjëra; E para, ne po bëjmë një reformë të institucioneve që lidhen me pronën dhe shumë shpejt do çojmë ligjin për të bashkuar disa institucione. 

Në radhë të parë, për të bashkuar hipotekën me ALUZNI-n. Ndoshta këtu mund të ketë njerëz që e kanë kaluar këtë eksperiencë negative, që shkon te ALUIZNI merr lejen e legalizimit, shkon te hipoteka nuk e merr dot, sepse tjetër hartë ka hipoteka, tjetër hartë ka ALUIZNI. Ne me këtë po punojmë. Do kalojmë ligjin përpara verës dhe në shtator do kemi një institucion të vetëm dhe qytetarët do kenë të bëjnë me një institucion.

Ana tjetër e medaljes është pushteti vendor. Titujt e pronësisë në tokën bujqësore janë të lidhura shumë me funksionimin e pushtetit vendor. Në këtë aspekt kemi rezultate shumë të ndryshe në bashki të ndryshme. Ka bashki si Bashkia e Fierit që kanë bërë shumë progres me titujt e pronësisë, kanë përgatitur shumë dosje që do shpërndahen. Ka bashki të tjera që kanë ecur më ngadalë. Ka bashki ku kemi një problem tjetër që në një komunitet, p.sh., familjet janë dakord me kufijtë e vjetër dhe kanë refuzuar historikisht të marrin 7501-shin, por s’kanë konflikt me njëri-tjetrin. 

Ky është një problem tjetër, sepse nga pikëpamja ligjore është i vështirë. Domethënë janë disa problematika, por unë kam shumë besim që aty ku bashkitë janë funksionale dhe ku kryetarët e bashkive janë shumë të vendosur në këtë drejtim, ne do t’iu japim të gjithë mbështetjen dhe do kemi progres shumë të rëndësishëm në dhënien përfundimtare të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore. Këtu në Lezhë është bërë dhe një hata e madhe me AMTP-të nëpër rërë e nëpër det. 

Në të gjithë bregdetin në fakt, jo vetëm në Lezhë, kudo janë bërë çudira. Ndërkohë që aty ku realisht është toka bujqësore, aty nuk është nxituar njeri, sepse i kanë lënë si të njerkës, pasi e kanë pasur mendjen të gjithë që ta përvetësojnë në zonën turistike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here