Fran Frrokaj merr detyrim paraqitje, lehtesohet masa e sigurise per kryebashkiakun e Lezhes

0
740

 

 

Gjykata e Lezhës lehtëson masën e sigurisë për kryetarin e bashkisë Fran Frrokaj, të cilit ju ndryshua vendimi nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”. Frrokaj akuzohet  për shpërdorim detyre në lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën Rana e hedhun në Shëngjin. Në seancën gjyqësore të ndryshim të masës së sigurisë, avokati Ardijan Leka kërkoi ndryshimin e masës ‘arrest shtepie” dhe caktimin një mase më të butë, “detyrim me paraqitje në polici gjyqësore” apo atë me “garanci pasurore”.

Edhe prokurori Erjon Shehaj ishte dakord me kërkesën e palës mbrojtëse, për vendosjen e masës së sigurisë “detyrim me paraqitje në polici gjyqësore” por dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit”. Fran Frrokaj së bashku me 22 zyrtarë të tjerë akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar tokën në zonën e plazhit, duke e kthyer në pronë private e më pas duke e shitur kundrejt vlerave të konsiderueshme monetare. Nga 23 zyrtarë të përfshirë, 13 u arrestuan (vetëm dy në masë arrest me burg) ndërsa 11 të tjerë janë ende në kërkim nga policia si të përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronës në bregdetin e Shëngjinit.

Fillimisht Frrokaj u arrestua por më pas gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtepie”. Kjo masë me vendimin e sotëm u lehtësua sërish. Tashmë kryetari i bashkisë do të mund të ushtrojë detyrën e tij edhe nga zyra, e jo siç ka vepruar deri më tani nga banesa. Gjithashtu ai do të mund të ketë takime dhe dalje publike, që lidhen me funksionin e tij. Deri në përmbyllje të hetimeve të plota dhe marrjen e vendimit përfundimtar nga gjykata, Fran Frrokaj do të vijojë të jenë një ndër të dyshuarit e drejtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here