“Frika Vllaznia”, Ademi shmang mediat, inspekton merkaten e Rusit dhe e filmon me kamerat e saj

0
828

 

Zgjodhi të dalë në terren për të inspektuar punimet në merkatën e Rusit, pa njoftuar mediat, por duke filmuar veten me kamerat personale. Kështu kryebashkiakja e Shkodres Voltana Ademi shmangu barrën e pyetjeve me të cilat do të përballej, kryesisht mbi gjendjen e rëndë që po kalon Vllaznia, e cila po vë në pikëpyetje serioze mbijetesën. Megjithëse për qytetaren e parë të Shkodres ky është rasti kur për fat të keq mund të thuhet se është një nga të paktat premtime që i bërë me zë dhe figurë, mund të mbahet. Ademi foli për investimin në fjalë, si një rast që pas 27 vitesh për herë të parë i jep qytetit që ajo drejton, një treg të mirëfilltë e me standarte.

Premtimi për këtë investim është që do të mbyllet brenda afateve dhe fermerëve do tu ofrohen kushte më të mira tregtimi, ndërsa qytetareve rregull si dhe kushte e standarte që deri më sot kanë munguar. Pas kësaj kryetarja e bashkisë vijoi axhendën e ditës, duke synuar që në çdo rast të mbajë larg komunikimet me gazetarët, në këto orë që nuk kanë qënë aspak të qeta, e nuk duhet të jenë të tilla për një presidente ekipi, që hedh miliona lekë për të siguruar fundin e tabelës së klasifikimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here