“Gomari i Babatasit” 3 nete ne Tirane, Gjeka: Nje emocion i veçante, shfaqja mesazhe per reflektim

0
809

  Gjithçka po zhvendoset dhe teatri “Migjeni” i Shkodres po merr rrugën drejt kryeqytetit. Mbi supe kanë marrë një sfidë të madhe, ti shkojnë më pranë politikës shqiptare me Gomarin e Babatasit, kryeveprën e at Gjergj Fishtës. Eshtë pikërisht kritika Fishtjane me akuzat e forta mbi deputetet, ministrat dhe zyrtarët që përfshin mallkimin, ironinë  e sarkazmën që këtë here nën gegnishte do ti flas një publiku të gjërë për 3 netë me radhë në teatrin Kombëtar.

Beson që politika do ti bashkohet kesaj shfaqje pasi mesazhi që ajo përcjell kërkon edhe një reflektim të gjërë, pikësëpari nga politikanët, ata që kanë në duar fatin  e vendit.

Nuk është e lehtë të zhvendosesh një trupë prej 60 personash, por Gjeka beson se edhe këtë sfidë do ta kalojnë me sukses, për të mos u ndalur me kaq.

Kuvendi i Shqipërisë këtë herë do ngjitet me skenat e tij, në teatrin Kombëtar për 1 orë e 30 minuta në 11 –  12 dhe 13 Maj në teatrin Kombëtar. Vargjet e Fishtës të shkruara 100 vite më parë ngjajnë sikur janë hedhur sot në letër e këtë sfidë mbi supe e kanë aktorët Zyliha Miloti, Besnik Çinari, Rita Gjeka, Pjerin Vlashi, Jozef Shiroka, Merita Smaja, Simon Shkreli, Rajmonda Marko etj nën regjinë e Altin Bashës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here