Ecën si pula pa krye… Shih me sy e plas me zemër…/ 100 “perla” të gjuhës shqipe plot mesazhe

0
951

“Gjuha jonë është e varfër”.

Këtë e dëgjojmë dhe e lexojmë shpesh, e “na vret” sytë.

E kundërta është e vërtetë.

Gjuhën shqipe e varfërojmë ne, për turpin tonë.

Ca me snobizëm, ca me varfërinë tonë gjuhësore.

Për të provuar sa e pasur është gjuha jonë ju ftojmë të sillni, bashkë me shpjegimin, shprehje dhe fjalë…

Mbledhur nga Aurela Elezaj, mësuese

1. E ka gojën si arka e plakës – nuk e xjerr sekretin.

2. Bathë bathë po një kokërr – e njëjta gjë, po njësoj

3. I merr fjalët me cepa – keqkuptohet, i merr gjërat ters

4. Flet çapërpik – nuk merret vesh se ç’thotë

5. (Def) Pesë defe e mbysin një tupan – kur ndërhyjnë shumë vetë punët prishen fare

6. Po e nxorri dhemballa, e mori mehalla – Fjala hapet shpejt

7. Pa egjër – eshte njeri i paster, pa te meta

8. I është ënjtur koka – flet pa kuptim, thotë brroçkulla

9. Si ferra e gomarit në mes të livadhit – thuhet per dike qe nuk perket aty, eshte i pavend

10. Ka pirë gurin e gjakut – ka vuajtur shume ne jete

11. S’i ndryshket gjilpëra – eshte shume punetor

12. Ta pjek hallvën – të bën keq, të bie në qafë

13. I lëshon fjalët ishqilas – flet me dyshim, me pasiguri

14. Shqep jorganin e arnon çarçafin – Prish një pune te madhe per te ndrequr nje te vogel

15. – Po s’pata unë kalë, kurrë mos mbiftë bar – thuhet per ate qe shikon vetem intersin e tij

16. E peshon leshin në shpinë të deles – dikush që punon pa plan

17. Rritur me llomishta djathi – rritur i varfer, ne skamje

18. Eshtë maçorr me veshë gomari – dikush që eshte budalla, mendjelehte

19. Dita e sheh, nata e ndien – cdo gje te besh do merret vesh

20. E do me zemren e njerkës – s’e do fare

21. Të vdektë ora në m…! – paç një fund të turpshëm

22. I qepur me pe leshi – pa gusto, i veshur pa shije

23. E ka qimen gjok e mendjen log – mendjelehtë, budalla

24. Eshtë rasat qeni – është njeri i poshtër

25. Të rrjep si thiun – të shfrytezon

26. Ik sorrë, e hajde korb – kur largohesh nga dicka e keqe, e perfundon akoma me keq, nga shiu ne bresher

27. Shkozën e bën vresht – thuhet për dikë qe i ecën puna

28. Ia nxorri tehun – e rregulloi diçka, e bëri përsëmbari punen

29 – Si thelpinjtë e arrës në lëvozhgë – thuhet për dy vetë qe jane lidhur ngushtë

30. S’trembet ujku nga bubaçët – Nuk mposhtet lehtë dikush, eshte trim

31. Vjen si veriu, e shkon si murlani – thuhet per nje njeri te shkathet, energjik

32. Sikur e ka ngrënë xekrri – eshte shume i merzitur, i shqetesuar

33. T’i lan xhepat – te vjedh, hajdut

34. Është yndyra e burrit – eshte me i miri

35. I theu zemra brinjët – pati nje ndjenje te forte, i erdhi shume inat, shume i dashuruar

36. Hyn në zhgalle – ne rruge qorre

TE TJERA

  • M’u ca hunda
  • M’u tha zorra
  • Na thau syte
  • M’u dogj xhani
  • Na preu krahet
  • Merr kot si pushka jevgut
  • Flet si kodra mbas bregut
  • Gjej shesh e bej pershesh
  • U derdh gjaku lume
  • Na prishe gjakun
  • Nuk i thuhet derrit – daje
  • Nuk ka pyll pa derra
  • Kali i kuq e ka një huq
  • Nuk çalon gomari nga veshet
  • Kalit te falur nuk i shihen dhembet
  • Qimen per peq (mos u grric kot)
  • Njeri i bie gozhdes, tjetri patkoit.
  • I jep doren, te merr krahun.
  • Shtati pyll e mendja fyll.
  • Shih me sy e plas me zemër.
  • Ajo po kerkonte gjilperen ne kashte.
  • Ai s’e ha sapunin per djathe.
  • Na e beri gjakun uje.
  • Shtri kembet sa ke jorganin.
  • Nuk ka pyll pa derra.
  • Nuk calon gomari nga veshet.
  • Flet si kodra mbas bregut.
  • Ata kane gjetur tenxherja kapakun.
  • E ben punen shkel e shko.
  • Ja beri 8 me 2.
  • E priten me kembet e para.
  • Ja futi te dy kembet ne nje kepuce.
  • Te na rrofsh sa malet!
  • E hengra me sy.
  • Ika nga syte kembet.
  • E paç doren e lehte.
  • E kam pergjgjen ne maje te gjuhes.
  • Ta bej kurrizin me te bute se barkun.
  • M’u hiq sysh se po me hane duart.
  • M’u bë koka daulle.
  • T’u thafte dora.
  • Me një gur, vret dy zogj.
  • Të merr gjak në vetull.
  • Ti je ku rafsha, mos u vrafsha.
  • Merre me lëng, se mishi u mbarua.
  • Kur ben dasem fukarai, i çahet daullja.
  • Ma bie gjithnjë në majë të hundes.
  • Ti dashke të nxjerrësh dhjamë nga pleshti.
  • Qeni qe leh, nuk te kafshon.
  • Ajo është që ta pish në kupë.
  • Ecen si pula pa krye.
  • Foli si e ema e Zeqos maje te Thanes.
  • Bjeri pragut, te degjoje dera.
  • U beme si kembet e dhise.
  • U zune per 5 pare spec.
  • Peme pa kokrra.
  • Më bën trupi miza-miza.
  • Kush ja hap gropen shokut, se bie brenda vetë.
  • Gure gure behet kalaja.
  • E ndoqi kemba-kembes.
  • E humbi si xhaferri simiten.
  • M’u be koka tym.
  • I bera syte kater.
  • E zune me presh ne dore.
  • Dhi e zgjebosur, bishtin perpjete.
  • I hedh gjerat si lopa bajgat.
  • Me ka ardhur ne maje te hundes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here