Vetting psikologëve, Treska: Vlerësim për profesionistët në sistemin e drejtësisë

0
877

Psikologët që punojnë dhe trajtojnë çështjet e të miturve do të jenë pjesë e vlerësimit profesional. Kjo do të thotë se edhe në këtë sektor do të ketë vetting, proces ky i njëjtë më gjykatësitë dhe policinë.

Përveç gjyqtarëve, prokurorëve, policisë, vetting do të ketë edhe për psikologët. Me hyrjen në fuqi të kodit të procedurës penale për të mitur, do të rishikohet roli dhe profili i psikologëve që trajtojnë çështjet e drejtësisë për shkak të specifikës që ka ky profil dhe për të mos lënë shkas për abuzime.

Presidentja e Urdhrit të Psikologëve, Valbona Treska, thotë se psikologët do kalojnë në sitë vlerësimi.

Valbona Treska: Kanë punuar në sistem edhe persona që nuk kanë qenë profesionistë të fushës, nuk kanë qenë psikologë të mirëfilltë. Psiokologët jo profesionistë mund të kenë lënë për kujdestari, nëse i referohemi divorceve, fëmijën babait dhe jo nënës ndërkohë që mund ti ketë takuar nënës. Psikologë që nuk kanë kuptuar mirë dinamikat në familje. Veçanërisht në gjykatat dhe prokuroritë e rretheve kemi problematika shumë të mëdha. Do të bëhen pjesë e sistemit njëherë e mirë vetëm profesionistë të fushës.

Zëvendës/Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha se është me rëndësi monitorimi i profesionistëve në këtë fushë.

Toni Gogu: Ne si Ministri Drejtësie do të vazhdojmë të monitorojmë procesin dhe të mbykqyrim veprimtarinë që ju do të kryeni në rajonet e policisë, prokurori, gjykata, njësitë e mbrojtjes së fëmijëve.

Fillimisht për psikologët që janë pjesë e sistemit të drejtësisë do të ketë një databazë për të ata që janë licencuar, kjo edhe për shkak se krijimi i Urdhrit të Psikologëve është në vitet e para të punës së tij.

Pas sigurimit të të dhëave do të ketë edhe vlerësim profesional për çdo person.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here