Vitrina javore e librit, librarite ofrojne risi ne romane kete fundjave

0
910

Jonathan Swift vjen me “Beteja e librave”. Grindja midis te lashteve dhe moderneve, debati mbi paresine e klasicitetit ndaj moderniteit ze fill ne Mesjete dhe eshte i lidhur ngushte me kushtet e Europes, se sapodale nga latinisteti dhe me evokimet e qarta qe Rilindja u bente burimeve, modeleve dhe idealeve antike.
Dostojevski ofrohet serish me “Shenime nga bodrumi’. Ne fakt ky liber eshte botuar per here te pare ne vitin 1864 ne stinen me te erret te karrieres se Dostojevskit. Nder te parat romane te autorit eshte nje doracak i krejt filozofise se tij, dhe njeheresh vepra qe me vone përpiu romane te tjera te medha, mes tyre idioti, krim dhe ndeshkim si dhe “shenime nga bodrumi”.

 

Vreshti i Anxhelikes eshte romani qe sillet nga Sveva Casati. Aty rrëfehet historia e mrekullueshme e nje gruaje, Anxhelikes,  e cila si shume gra te tjera, me ide te reja e me guxim prej femre con përpara biznesit familjar te  prodhimit te veres. Vrea dhe gatimi, dy pasione ashtu sikurse ndërthurja e hitorise se dy personazheve. Por cfare ndodh me gruan e pashme, te dashuruar pas pasionit te saj, e cila trondit boten kur merr vesh tradhetine e te shoqit. Aty nis gjithçka ne romanin dedikuar forces per ringritje dhe kurajo te Anxhelikes.

“Utopia per realistet” eshte nder best sseller-at me te famshem ne fushen e librit ne te gjithe boten. Rutger Bregman sjell ndertimin e botes ideale, por duke mbetur realiste. Bregman na tregon  se deri me tani e kemi pare boten ne nje menyre te gabuar, te pakten ne kendveshtrim. Nese bindim sa me shume njerëz qe ta lexojne kete liber, atehere bota do te behet me e mire thone kritiket letrare.Se fundmi romani vjen edhe ne cdo librari te qytetit te Shkodres.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here