‘Xhafa nuk e kalon Vetingun! Policët, prokurorët dhe gjykatësit thonë se kanë kontakte me Gon Xhafën’

0
610

Një nga pyetjet që ju bëhet prokurorëve, gjyqtarëve dhe oficerëve të policisë në formularët e Vetingut, është se nëse kanë patu lidhje apo kontakte me organizata kriminale, dhe ajo që të bënë më shumë përshtypje është se disa prej tyre kanë pranuar se kanë patur kontakte me Agron Xhafën, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë publik denoncimin e një qytetari, i cili tregon se 63 policë dhe 15 gjyqtarë e prokurorë, në Formularin e Vetingut kanë shkruar se kanë patur kontakte me Agron Xhafën, i dënuar për trafik droge nga gjykata italiane.

Ja postimi i ish-kryeministrit:

63 policë, 15 gjyqtarë dhe prokurorë kanë deklaruar lidhjet me Agron Xhafën!

Fatziu vetë nuk e kalon vetingun! sb

“ I nderuar Doktor Berisha, keto jane disa pyetje nga formularet e Vetingut qe Xhafa po i ben Policise. Dy nga pyetjet lidhen me familjet e tyre nese kan patur lidhje me organizata kriminale. Nese kan patur policet nuk kalojne dot vetingun e Xhafes. Nderkohe qe Xhafa nuk e kalon dot as vet vetingun qe ai vet po ben.Perveç kesaj ne formularet e tyre 63 police dhe 15 gjyqtare dhe prokuror pyetjes se a keni patur kontakte apo keni pire kafe me persona te inkriminuar apo te denuar per trafik droge i jane pergjigjur se kane patur kontakte me Agron Xhafen!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here