Bujar Qamili sjell recitalin e radhes, Mjeshtri i madh me 20 Maj show ne pallatin e koncerteve

0
1463

 

Mjeshtri i madh i këngës qytetare Bujar Qamili sjell recitalin e tij të radhës në pallatin e koncerteve në Tiranë. Me 20 Maj, mes shumë të ftuarve të muzikës dhe humorit, ai ngjit në këtë skenë 18 hite, nga të cilat pjesa më e madhe vijnë nga repertori i përzgjedhur dhe tejet i larmishëm i këngës qytetare Shkodrane.

Vetëm nga Shkodra do të jenë të pranishëm mbi 1 mijë spektatorë, por Bujari nuk heziton të premtoje se edhe në Shkoder dëshirën për recital e ka të madhe, por salla e vogël e Migjenit e privon në këtë nisëm.

Mysafirët në këtë mbrëmje do të jenë të shumtë, ashtu si edhe surprizat. Krah tij do të interpretojnë këngetaret Shkelzen Jetishi, Mateos Frroku, por nuk do të mungojë as humori brilant i mjeshtrave Zyliha Miloti, Besnik Çinari, Drande Xhaj, Muhamed Çekini etj.

Mbremjen e 20 Majit pallati koncerteve do të mirëpresë bilbilin e këngës qytetare Shkodrane, në një shoë që do të mbesë gjatë ne memorien e spektatorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here