Bursat nxjerrin ne proteste “Ndre Mjeden”, Nxenesit e shkolles profesionale ne Bushat bojkotojne mesimin

0
847

 

 

E enjta nuk ka qënë një ditë si gjithë të tjerat për nxënësit e shkollës se mesme profesionale kombëtare “Ndre Mjeda” në Bushat. Ata bojkotuan proçesin mësimor, si shenjë proteste për mos marrjen e bursave prej shtatorit kur ka nisur shkolla, e deri më sot kur po shkojmë në mbyllje të saj.

Nxënësit janë të vendosur të mos zhvillojnë mësim pa një përgjigje nga ministria e linjës dhe bashkia Vau Dejës. Ata thonë se problemi nuk është i ri, pasi edhe vitet e shkuara ka ndodhur i njëjti fenomen. Në total janë 176 nxënës që përfitojnë bursë dhe pjesa më e madhe e tyre vijnë nga zona të ndryshme të veriut të vendit.

Problemin e pranon edhe drejtori i shkollës, i cili premton se do të zgjidhet brenda këtyre ditëve, pasi është kontaktuar bashkia dhe ministria për rastin në fjalë.

Shkolla e mesme profesionale kombëtare “Ndre Mjeda” fillimet e saj i ka patur që në vitin 1972, si shkolla e parë e Mekanikës bujqësore në rajonin e Veriut. Sot ajo ofron profile studimi në: veterinari, teknologji agro – ushqimore, bujqësi dhe ekonomi bujqësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here