47 vjeçari i jep fund jetes, te afermit akuza policise per dhune psikologjike ndaj tij

0
1101

 

Një 47 vjeçar i dha fund jetës në banesën e tij në fshatin Barbullush të bashkisë Vau Dejes. Ende mbeten të paqarta shkaqet që quan Ardian Kallamin drejt aktit të rëndë, por janë familjarët ata të cilët ngrenë akuzat e para. Ato bëjnë përgjegjese policinë e Shkodres për vetëvrasjen e familjarit të tyre, pasi është kjo e fundit që e ka dhunuar psikologjikisht e jo vetëm Kallamin. Viktima Ardian Kallami ishte ndaluar të shtunën nga policia për shkak se një shtëpi ngjitur me banesën e tij ishte grabitur. Pasi ka dhënë deponimin e tij në polici, ai ishte lënë i lirë të dielen në mëngjes, duke firmosur edhe një proçesverbal, por kur është kthyer në shtëpi u ka thënë të afërmve se ishte dhunuar. I vëllai Zef Kallami duke treguar versionin e tij për ngjarjen, kërkon drejtësi, duke theksuar se shteti po i detyron të bëhen kriminelë.

Edhe fqinji i tij tregon se 47 vjeçari nuk njihej si njeri problematik.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Shkodres për kryerjen e akt-ekspertizes, ndërsa policia zyrtarisht nuk ka reaguar lidhur me pretendimet e familjareve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here