Gazetari francez: Ahmet Zogu ka bërë për Shqipërinë, atë që asnjë kryetar shteti s’ka bërë për vendin e tij

0
1181

Comoedia” ishte një e përditshme kulturore franceze aktvite nga fillimi i shekullit të XX-të deri në vitin 1937 e cila në 6 shtator të vitit 1928 i kushtoi një vëmendje të veçantë suksesit të politikave të një mbretërie të vogël buzë Adriatikut.

Sipas autorit të këtij artikulli, Pierre Chanlaine, Ahmet Zogu është i pari drejtues i shtetit shqiptar që i dha vendit një Kushtetutë, krijimin e forcave të armatosura dhe të xhandarmërisë kombëtare, ndërtimin e një seri rrugësh, krijimin e linjave të fluturimit ajror si dhe organizimin e punëve në port me qëllim nxitjen e tregtisë, dhe zbulimin e pasurive të nëndheshme.

Gazeta i thur lavde Mbretit të Shqiptarëve në një kohë kur ai kishte vetëm pak muaj që kishte ndryshuar sistemin politik nga republikë në monarki. Për Pierre Chanlaine, kjo lëvizje ishte veçse një shpërblesë për gjithë reformat e ndërmarra. Gazetari përfshin në shkrim edhe mbresat e tij nga Shqipëria të cilën mesa duket e ka vizituar gjatë kohës së Luftës së Parë Botërore.

“Një vend i praprambetur, sikurse shkruan ai, por i bukur me një peisazh të ndërthurur mrekullisht mes detit dhe maleve.” Shqiptarët e kanë mbrojtur gjithmonë gjuhën e tyre kundër shtypjes greke apo turke. Shqiptari është besnik; ai mban mbi të gjitha nderin e tij. Nga tradita, ai është një ushtar i mrekullueshëm. Të parët e tyre kanë luftuar në rradhët e ushtrisë së Henrit III, Maximilian dhe Francis I-rë. Pikërisht duke krahasuar dy realitete te ndryshme: atë që njeh autori dhe atë që shfaqet tashmë me ardhjen e Mbretit Zog, gazetari përmend transformimet duke nisur me Kushtetën.

E pra fillimisht ai krijoi një kushtetutë. Dy dhoma. Dhoma e Deputetëve, e zgjedhur me votim të drejtpërdrejtë nga populli ; Ajo e Senatit, në të cilën një e katërta caktohet nga Presidenti, pjesa tjetër zgjidhet si deputetët. Ashtu si në Shtetet e Bashkuara, Presidenti i Republikës është në të njëjtën kohë President i Këshillit. Ai formon Kabinetin dhe është përgjegjës për Dhomën e Deputetëve.

Nën drejtimin e Ahmet Zogut, sikurse shkruhet në këtë artikull, janë ndërtuar rrugë si ajo Durrës-Tiranë ; Elbasan-Korçë ; Tiranë- Shkodër, e cila ndahet nga një urë madhështore mbi lumin Mat. Kompania Franceze e “Fives-Lille” ka ndërtuar dy nga këto vepra arti, sikurse i konsiderohen autori i shkrimit ato midis Durrësit dhe Tiranës. Këtyre rrugëve u shtohet ajo e Beratit për në Tiranë, e ndërtuar kohët e fundit, dhe ajo e Santi – Quaranta për Selanik, të cilën e kishim riparuar gjatë luftës dhe që ai e riparoi sërish.

Tirana është e aksesueshme edhe në rrugë ajrore, përmes tri linja avionësh : Tiranë, Vlorë, Korçë ; Tiranë – Shkodër, Brindisi, Vlorë. Sakaq në Durrës ka nisur të ndërtohet porti. Një kompani shqiptare është themeluar për të prodhuar energjinë hidroelektrike të nevojshme për veprimtarinë e qytetit. Një hekurudhë – e para në këtë vend – është ndërtuar mes Tiranës dhe Durrësit ; tani ajo shtrihet deri në portin e Vlorës.

Paralelisht me to po shfrytëzohen edhe pasuritë e tokës si për shembull bakri në rajonin e Pukës, shfrytëzimi i naftës së Elbasanit he të Vlorës prej 4 kompanive; një franceze, një italiane, një angleze dhe një amerikane. Industritë e vjetra – fabrikat e sapunit, rafineritë e naftës, fabrikat e duhanit dhe të alkoolit – mbrohen ; kultivimi i drithërave dhe hardhive, zhvillohet. Ahmet Zogu krijoi edhe një ushtri dhe një xhandarmëri. Oficerë italianë dhe anglezë janë përgjegjës për organizimin e këtyre dy forcave të cilat përbëhen në total nga afro rreth njëzet mijë burra.

Ahmet Zogu ka bërë për Shqipërinë, atë që asnjë kryetar shteti nuk ka bërë për vendin e tij. “U tha se ai kishte bërë vetëm një koloni italiane. Një interpretim i gabuar!” – shkruan gazetari teksa shtron pyetjen: A do t’a lejonte patriotizmi shqiptar një gjë të tillë ? Në të vërtetë, Shqipëria, si të gjitha vendet në zhvillim, shfrytëzon pasurinë e tij nëpërmjet kompanive të huaja, por konçesionet sikurse vërehet në këtë artikull jepen në bazë të vlerësimit të ofertës dhe vetëm në rast të ofertave të barabarta mund të thuhet se përzgjidhen kompanitë italiane.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here