Depozitat, burim infeksionesh, Gjyli: Mos i perdorni, ne te kundert duhen pastruar

0
675

 

Depozitat e ujit jane burim infeksionesh, nje situate e cila duhet te kete nderhyrje te menjehershme. Tashme me rritjen e temperaturave, rriten edhe mundesite per nje rrezikshmeri te larte. Prandaj shefi i shendetit mjedisor Burim Gjyli apelon drejt banoreve kryesisht te pallateve qe te mos perdoren depozitat, ose te pastrohen dhe mbahen ne parametrat e kerkuar.

Depozitat krijojnë një shtresë, bazament të fortë për ndotje, qoftë ndotje bakteriale, qoftë ndotje të tjera. Ndryshon cilësinë e ujit dhe pasojat i ka shëndeti. Shkakton sëmundje si diarre, por edhe sëmundje të tjera të rrezikshme. Drejtoria e Shëndetit Publik u bën thirrje të gjithë administratorëve të pallateve të bëjnë pastrimin e depozitave të paktën një herë në vit si dhe t’i certifikojnë ato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here