Rruga e Kombit, sportelet ku do bëhet pagesa bëhen prej hekuri

0
888

Punimet për ringritjen e terminalit të pagesave në Rrugën e Kombit nga kompania koncesionare po vijojnë me ritme të shpejta dhe në koordinim edhe me qeverinë e cila sot prezantoi edhe skemën e tarifën për kalimin në Rrugën e Kombit.

Siç duket edhe nga pamjet , kompania deri më tani ka vendosur tre sportele metalike. Ditët e fundit, kompania që do të menaxhojë rrugën po vijon punimet për rivendosjen e këtyre vendpagesave, si dhe rindërtimin e terminalit.

Sipas të dhënave të marra nga kompania, kjo e fundit po punon gjatë këtyre ditëve për instalimin e rrjetit elektrik dhe internetit, ndërkohë që tek terminali i ri po vendosen edhe pjesët metalike, konkretisht llamarinat e mbulesës.

Për pak javë do të jenë gati 10 korsitë dhe 9 sportelet, ku do të arkëtohet edhe tarifa e kalimit. Tarifa e rrugës së Kombit nisë së aplikuari me 17 shtator, menjëherë pas përfundimit të sezonit turistik.

Më 31 mars banorët e Kukësit i vunë flakën terminalit dhe sporteleve ku do bëhej pagesa duke kundërshtuar tarifën prej 5 euro që ishte vendosur për lëvizjen e makinave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here